VIDEO/ Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë, sulmuesi moldav u heq shkodranëve shansin për kreun e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 23:53

VIDEO/ Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë, sulmuesi moldav u heq shkodranëve shansin për kreun e Superiores

Kukësi ka mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. 

yreurtu

Pjesa e parë u mbyll pa gola pasi asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte si duhet.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka për Kukësin. Salami e nisi me gol por iu anulua pas një prekje të topit me dorë. Sot ishte dita me fat për sulmuesin moldav, Nikolai Solodovnikov. Ai u zhbllokua duke gjetur golin e parë në të 72-ën dhe në të 79-ën dyfishoi shifrat duke i hequr shansin e artë Vllaznisë për ti marrë kreun Egnatias.

Me këtë fitore Kukësi mbetet në vendin e fundit por ngushton diferencën me Erzenin e vendit të 9-të.

LIVE

KUKËSI 2-0 VLLAZNIA

72′,  79′  Solodovnikov

NGJARJET KRYESORE

90’+8′ Mbyllet sfida, fiton Kukësi!

90’+2′ Largohet Salami ka minuta për Rajan.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

82’ Gruda dhe Sala lënë fushën e lojës, zëvendësohen nga Dodaj dhe Ajdareviç

79′  GOOOL KUKËSI 2-0/ Salami pason për Solodovnikov, ky i fundit shkund sërish rrjetën e Mehidrit. (VIDEO)

74′ Largohen Beshiraj dhe Hasaj, në lojë futen De Oliveira dhe Fejzaj.

72′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Mehidri largon topin i cili shërben si asist për Solodovnikov, ky i fundit gjuan dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

70′ Largohet nga loja Çoba, ka minuta për Gomesh.

69′ Beshiraj ndëshkohet me karton të verdhë.

69’ Mala godet topin, Tafas tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta presë. (VIDEO)

68’ Hasaj gjuan drejt portës, Alivoda largon topin.

66′ Protesta nga trajneri i Kukësit, Devolli ndëshkohet me karton të verdhë.

63’ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë.

54’ – 60′ Duka ndërhyn ndaj Grudës jashtë zonës, Xhaja e ndëshkon me karton të kuq. Arbitri shkon në VAR për të konfirmuar vendimin dhe më pas e ndryshon. Nuk ka karton të kuq për Dukën (VIDEO) +  (VIDEO)  (VIDEO)

46′ – 48′ Salami tund rrjetën e Mehidrit, Xhaja e anulon golin pasi futbollisti e ka prekur topin me dorë. VAR-i konfirmon vendimin e arbitrit. (VIDEO)(VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43’ Mala gjuan nga distanca drejt portës, Tafas e dërgon topin jashtë. Ka goditje këndi për shkodranët. (VIDEO)

30’ Gruda pason për Balajn, ky i fundit fiton duelin me Zhongon dhe gjuan drejt portës, por aty gjen Tafasin i cili bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

27’ Hakaj pason në zonë, Lala largon rrezikun. (VIDEO)

6’ Salami provon sërish por gjen Mehidrin i cili e dërgon topin mbi traverësë. (VIDEO)

5’ Salami merr një top të mirë dhe gjuan drejt portës, Mehidri bën një pritje të mirë. (VIDEO)

4’ Lamçe godet me kokë drejt portës, topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Zhongo,Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Zenunaj, Salami, Lala, Solodovnikov

Trajner: Bledar Devolli

VLLAZNIA: Mehidri, Juriç, Gruda, Sala, Çoba, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Stojanoviç, Alivoda Balaj

Trajner: Qatip Osmani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"