VIDEO/ Kosh me këmbë nga mesi i parketit, shikoni se çfarë bën me topin sulmuesi i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 13:37

VIDEO/ Kosh me këmbë nga mesi i parketit, shikoni se çfarë bën me topin sulmuesi i Teutës

Dejvid Kapllani është një nga lojtarët më premtues që ka nxjerrë së fundmi akademia e Teutës. I grumbulluar rregullisht nga ekipi i parë, sulmuesi i talentuar ka pasur pak hapësira nga trajnerët Shkëmbi dhe Martini.

Kapllani

Në këto ditë të vështira i riu durrsak mundohet të stërvitet për të mbajtur formën fizike. Dejvidi është i biri i legjendës së portës se Teutës, Xhevahir Kapllani, i cili është aktualisht trajner i të rinjve.

Ndërkohë, ditët e fundit sulmuesi ka provuar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të bëj një numër teknik, duke goditur topin me këmbë nga mesi i parketit drejt koshit. Kapllani është treguar fantastik, duke e bërë kosh me një top futbolli. Panoramasport.al ka siguruar videon e momentit të numrit teknik, që ia vlen ta shikosh.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"