VIDEO/ Konfirmohet “macja e zezë”, Laçi zhyt Tiranën. Krizë totale te ekipi i Ze Marias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2018 | 18:43

VIDEO/ Konfirmohet “macja e zezë”, Laçi zhyt Tiranën. Krizë totale te ekipi i Ze Marias

Laçi vazhdon të jetë mrekullia e këtij sezoni. Kurbinasit, në javën e tetë të Superiores, fituan ndaj Tiranës në transfertë, brenda në stadiumin “Selman Stërmasi”, me shifrat e ngushta 0-1.

bandicam 2018-10-07 18-43-31-275

Pjesa e parë nisi me disa tentativa nga të dyja krahët, edhe pse më të pastër ishin ato të kurbinasve, me Xhixhën dhe Shtubinën si rrezik kryesor.

Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana shtanget në minutën e 51-të, pas një goli të Xhixhës, që i vidhet mbrojtësve brenda zone. Më pas, kurbinasit tërhiqen në mbrojtje, dhe Tirana ka iniciativën, edhe pse duket e paqartë në disa sulme.

Blazhevski ka rastin e artë në minutën e 83-të, me një penallti të fituar nga Ngo, por maqedonasi humb në mënyrë të pabesueshme, teksa godet totalisht jashtë kuadratit.

Një tjetër fitore e rëndësishme për Laçin, që vazhdon të mbetet e pathyer në këtë kampionat, dhe ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë. Nga ana tjetër, Tirana në një krizë totale, pasi në 8 ndeshje, ka mbledhur vetëm 8 pikë, dhe gjendet në vendin e 7-të të klasifikimit.

 

 

Tirana-Laçi 0-1

GOL: Xhixha 51′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Tirana-Laçi 0-1

92’ Goditje me kokë nga Turtulli brenda zone, pas një krosimi, por Selmani në pozicion.

90′ 5 minuta shtesë.

89’ Del edhe Shtubina, futet Altinparmakovski.

88’ Karabeci provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por jashtë kuadratit.

86’ Karton i verdhë për Imamin, për një faull në mesfushë.

85′ Ze Maria kryen edhe zëvendësimin e tretë. Del Daja, futet Hoxhallari.

83′ E pabesueshme, Blazhevski godet jashtë. Ka festë te Laçi.

82′ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Toro.

81′ Karton i verdhë për portierin Selmani, për protesta.

80′ Penallti për Tiranën, pasi Ngo shtyhet brenda zone. Protesta nga ekipi i Laçit.

79’ E pabesueshme çfarë humbet Hasani, shumë pak larg vijës fatale.

77’ Ndërrimi i dytë te kurbinasit. Del Najdenov, futet Smaçi.

75’ Hasani shërben Blazhevskin, i cili futet furishëm në zonë, ky i fundit kroson tokazi por nuk gjendet askush për të përfituar.

72’ Trajneri Mërgjyshi kryen edhe zëvendësimin e parë. Hadroj në vendin e Jonuzit.

70’ Krosime të shumta të Oduamadit në zonën e Laçit, por Toro në disa raste pastron.

66’ Oduamadi kroson një top të rrezikshëm në zonë, por është Sefgjinaj ai që largon rrezikun me kokë.

65’ Largohet nga fusha e lojës Doka. Futet Edon Hasani.

54’ Zëvendësimi i parë te Tirana. Greca largohet, direkt për në dhomat e zhveshjeve futet Oduamadi. Pas golit të Laçit, pati edhe një debat në distancë mes Ze Marias dhe Grecës.

53’ Pranë golit të dytë Laçi, me Shtubinën, sërish pas krosimit të Fangajt.

50′ GOOOOL Xhixha shënon brenda zone, pas një pasimi fantastik nga Fangaj. Ze Maria i tërbuar me lojtarët e tij, për faktin që nuk e mbyllën atë aksion.


47′ Rrëzohet brenda zone Blazhevski, te Tirana kërkojnë penallti, ka protesta ndaj arbitrit, por Hamiti ndëshkon maqedonasin për simulim.

46′ Nis pjesa e dytë, me skuadrat siç e mbyllën në të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Laçi 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Fantastik Najdenov, i cili nga rrethi i mesit të fushës, jep përshtypjen e një krosimi, por godet direkt portën, dhe Lika në limite zgjatet e çon në këndore.

36’ Krosim në zonë për Ngoo, por goditja e sulmuesit nuk ka shënjestrën e duhur.

28’ Godet fort Blazhevski nga goditja e dënimit, por topi ndalet në mur.

26’ Karton i verdhë për Lushkjan, për një faull ndaj Blazhevskit, në një zonë të rrezikshme pranë portës.

18’ Kobina shmang mirë Sefgjinajn në krahun e djathtë, më pas kroson, por Selmani çon në goditje këndi.

15’ Xhixha godet me kokë pas harkimit të Shtubinës, por Lika bën mrekullinë, duke pritur edhe pse nga shumë afër.

6’ Blazhevski ka një rast mjaft të mirë, pas një goditje këndi. Del i vetëm në zonë përballë Selmanit, por godet shumë mbi traun e portës.

4’ Pengohet brenda zone Majkëll Ngo, kërkohet penallti nga lojtarët e Tiranës.

2’ Menjëherë karton i verdhë për Fangajn, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Grecës.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

Tirana: Lika; Doka, Turtulli, Atingah, Imami; Kobinah, Daja, Karabeci, Greca; Blazhevski, Ngoo. Trajner: Ze Maria

bandicam 2018-10-07 16-28-29-784

Laçi: Selmani; Fangaj, Gjoni, Toro, Sefgjinaj; Eler, Lushkja, Najdenov, Jonuzi, Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi

bandicam 2018-10-07 16-27-32-336

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"