VIDEO / Kishin 17 vite pa humbje, Franca gjunjëzon SHBA në basketboll në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 18:31

VIDEO / Kishin 17 vite pa humbje, Franca gjunjëzon SHBA në basketboll në Lojërat Olimpike

Turneu i basketbollit të Lojërat Olimpike ka nisur si mos më keq për skuadrën e meshkujve të SHBA, pasi ajo është mundur që në ndeshjen e parë të aktivitetit. Edhe pse me shumë yje të NBA në përbërje si Durant, Lilard, Grin apo Hollidej, skuadra amerikane është mposhtur për herë të parë pas 17 vitesh në Olimpiada.

sdzfsdfdsf

Për herë të fundit ajo ishte mposhtur në gjysmëfinalet e Athinë 2004 nga Argjentina, ndërsa sot është mundur nga Franca, e cila është kthyer në “macen e zezë” të ekipit të SHBA. Disa vite më parë ajo e eliminoi në Botëror, ndërsa tani i ka dhënë një goditje të rëndë imazhit të këtij ekipi duke vënë në dyshim dominimin e gjatë të këtyre viteve që kishte çuar në fitoren e tre medaljeve të arta radhazi në Olimpiada.

Durant, pjesëtar i atyre tre sukseseve, nuk ishte asnjëherë në gjendje të shënonte siç dëshironte, i ndalur nga faullet e vazhdueshme, duke mbyllur ndeshjen me 10 pikë, Nga kjo përfitoi Franca që mbajti larg koshit edhe Lilard, ndërsa falë Furnie, autor i 28 pikëve, krijoi avantazh sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes dhe e mbylli atë me suksesin 83-76, që e bën favorite në grup, por edhe për medaljen e artë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"