VIDEO/ Katastrofë me dy gafa, Shqipëria pa ide dështon në Izrael

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 0:10

VIDEO/ Katastrofë me dy gafa, Shqipëria pa ide dështon në Izrael

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka dështuar në misionin e saj në Ligën e Kombeve teksa është mundur përsëri nga Izraeli me shifrat 2-1 dhe ka parë këtë të fundit të sigurojë kreun e grupit dhe ngjitjen në Ligën B.

bandicam 2022-09-24 20-41-11-670

Shqipëria me një formacion eksperimental, është shfaqur pa ide në fushën e lojës, ndërsa ka bërë shumë pak në aspektin sulmues, duke tentuar vetëm topin e gjatë dhe duke kërkuar vetëm shpërthimet e Brojës. Nga ana tjetër, mbrojtja bëri vazhdimisht gabime dhe një gabim i Hysajt solli te goli i avantazhit i vendasve.

Këta të fundit iu afruan disa herë golit të dytë, por fati ndihmoi kuqezinjtë të cilët vazhduan të mos bënin zgjidhjet e duhura në sulm. Reja bëri ndërhyrje duke iu kthyer skemës së vjetër dhe në fund ekipi bëri disa tentativa të shënonte. Nga nkë e tillë erdhi goli i Uzunit, më tepër nga aftësia individuale e lojtarit sesa diçka e studiuar, por në shtesë, një gafë e radhës në largimin e topit nga Mihaj, bëri që vendasit të shënonin golin e fitores 2-1.

Një fitore që heq përfundimisht shanset për vendin e parë që çon në Ligën A, ndërsa minimizon mundësitë edhe për një vend në play-off të Euro 2024.

IZRAEL-SHQIPËRI 2-1

46′ Vaisman, 90’+2′ Baribo / 88′ Uzuni

WhatsApp Image 2022-09-24 at 10.41.03 PM

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Izraelit.

90’+2’ Gafë tjetër! Mihaj nuk largon sferën dhe i jep mundësinë Baribo të dërgojë topin në rrjetë. 2-1.

90’ Kundërsulm i shpejtë i izraelitëve me një harkim në zonë i cili gjen Baribo, por ky i fundit me kokë çon sferën mbi traversë.

88’ UZUNIIIII! Spektakolar sulmuesi i cili pas zhvillimit të një goditje nga këndi gjen rrjetën me një gjuajtje në hyrje të zonës të jashtëzakonshme.

86’ Shlomo dhe Baribo hyjnë në fushë në vend të Vaisman dhe Vitor.

83’ Hysaj merr krahun në të majtë dhe pason në qendër por si Broja, ashtu edhe Uzuni nuk arrin të gjuajë në portë në pozicion të favorshëm.

78’ Uzuni dhe Mihaj hyjnë në fushën e lojës në vend të Cikalleshit dhe Ajetit.

77’ Atzili merr vendin e Abada në fushën e lojës.

75’ Vaisman ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

75’ Abada hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Ajetin, Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

73’ Laidner dhe Gandelman i lënë vendin Glejzer dhe Glober.

70’ Një aksion i shpejtë nga e djathta i kuqezinjve, Veseli pason për Ramadanin i cili tenton portën, por gjen devijimin mbi traversë të portierit vendas.

67’ Abrashi dhe Asllani i lënë vendin në fushë Ramadanit dhe Bajramit.

66’ Cikalleshi ndëshkohet me një karton të verdhë pas një reagimi teksa kërkonte një rivënie anësore.

63’ Tjetër gafë në rreshtimin e mbrojtjes kuqezi që i jep mundësinë Abada të gjuajë me portën bosh. Por për fat futbollisti i vendase nuk ka saktësi dhe sfera shkon jashtë.

61’ Asllani tenton direkt e në portë një goditje dënimi, Glezër devijon sferën.

56’ Aksion i Veselit në krahun e djathtë, harkimi i tij në zonë gjen Cikalleshin i cili gjuan me kokë, por topi përfundon në rrjetën e sipërme të portës izraelite.

54’ Një top në zonë në dukje aspak i rrezikshëm bëhet i tillë pasi Strakosha nuk e kontrollon në mënyrë të çuditshme, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të organizojnë një tjetër sulm, por pa fat pa gjetur portën e Shqipërisë.

53’ Asllani harkon nga e djathta por gjuajtja e Ajetit fluturon mbi traversë, pas rrezikuar shumë portën vendase.

52’ Haziza ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Abrashit.

48’ Minuta kaosi për kuqezinjtë, Abada tenton nga e djathta e sulmit por devijimi i Ajetit çon topin mbi traversë.

46’ Gafë e pabesueshme e kuqezinjve! Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Vaisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1-0

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim pasi Veseli merr vendin e Balliut.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës.

45’+1’ Edhe kapiteni Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Ajeti është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hazisa.

44’ Broja i afrohet golit, por nuk ia del që të kalojë Glezër por gjen përgjigjen e këtij të fundit,

40’ Dasha merr një pasim të artë nga e majta dhe gjuan me kokë nga e djathta, por gjen në rrugën e tij Strakoshën i cili mbërthen topin.

38’ Drithërima në portën e Strakoshës. Dasha nga e djathta harkon në zonë ku tre lojtarë izraelitë radhazi nuk gjejnë devijimin në rrjetë.

37’ Hazisa nga e djathta tenton përsëri portën tonë, një tjetër devijim bën të thjeshtë çdo gjë për Strakoshën.

35’ Vendasit mbajnë më shumë topin në kërkim të golit, teksa kuqezinjtë janë të përqendruar që të nisin me top të gjatë sa më shpejt Brojën.

32’ Shqipëria është me fat në këto momente. Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.

28’ Haziza mundohet të fitojë penallti pas një kontakti me Laçin në zonë, gjyqtari nuk gënjehet e bën shenjë që loja të vazhdojë.

26’ Të dy skuadrat po luajnë me top në thellësi për të gjetur hapësira para portave, por për momentin pa ditur të gjuajnë në katërkëndor.

23’ Goditje dënimi nga një pozicion i rrezikshëm për skuadrën vendase në të djathtën, Kanishovski gabon gjithçka duke goditur direkt e jashtë.

20’ Dasha mundohet të befasojë Strakoshën me një gjuajtje nga rreth 35 metra, topi fluturon rrezikshëm mbi traversën e portës kuqezi.

16’ Cikalleshi mundohet të hyjë në zonë nga e djathta dhe tenton me të majtën, sfera fluturon shumë lart mbi traversën e portës vendase.

15’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta i Vaisman, Strakosha del i qetë dhe mbërthen topin.

11’ Harkim nga e majta i Hysajt i cili mundohet të gjejë Brojën në qendër, mbrojta vendase largon me vështirësi.

10’ Goditje dënimi e rrezikshme pranë zonës kuqezi, mbrojtja kontrollon zonën para Strakoshës duke mos lejuar rreziqe.

6’ Çfarë ka humbur Broja! Sulmuesi i vjedh topin mbrojtësve dhe del i vetëm para portierit, por çon topin në duart e këtij të fundit.

5’ Dy goditje këndi radhazi nuk sjellin rrezik në portën e vendasve. Ndërkohë, miqtë me një kundërzbritje të shpejtë tentojnë portën e Strakoshës, por devijimi i Ismajlit bën të lehtë topin për gardianin.

2’ Menjëherë rrezik në portën kuqezi me një goditje këndi që grushtohet me vështirësi nga Strakosha.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të miqve.

FORMACIONET ZYRTARE:

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.

IZRAEL

SHQIPËRIA:  (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

308533148_786645159084974_1648397764407283585_n (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"