VIDEO/ Kasemiro dhe Son protagonistë me dopietë, skuadrat “big” nuk falin! Ja të gjitha rezultatet në FA Cup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 23:04

VIDEO/ Kasemiro dhe Son protagonistë me dopietë, skuadrat “big” nuk falin! Ja të gjitha rezultatet në FA Cup

U luajtën ditën e sotme 11 sfidat e vlefshme për raundin e 1/16-ave të FA Cup ku nuk munguan surprizat.

Kasemiro

Lestër Siti, Lids, Bristol Siti, Sauthempton, Totenhemi dhe Mançester Junajtid, ishin skuadrat që arritën të siguronin një biletë për më tej, ndërkohë që duelet Bllekbërn-Birmingham, Fulhem-Sandërlend, Ipsuiç-Bërnli, Luton-Grimbsli dhe Shefild Uensdi-Flitud do të përsëriten për shkak se përfunduan në barazim.

Për sa i përket dueleve të mbrëmjes, Totenhemi mposhti Prestonin me rezultatin 0-3. Dopieta e Son dhe goli i futbollistit të afruar në merkaton e janarit Danjuma, i siguruan fitoren skuadrës së Antionio Kontes.


Ndërkohë Mançester Junajtid nuk fali në shtëpi duke mposhtur Riding me rezultatin 3-1. Dopieta e Kasemiros dhe goli i Fred, i sollën triumfin “djajve të kuq”.

Golin e vetëm për Riding e shënoi Mbengue, teksa në minutën e 65-të, Andi Kerroll u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

rezultatet666

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"