VIDEO/ Kartoni i kuq i saktë, gjyqtari nuk e pa. Ja moviola e sfidës Tirana-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 10:10

VIDEO/ Kartoni i kuq i saktë, gjyqtari nuk e pa. Ja moviola e sfidës Tirana-Egnatia

Juxhin Xhaja, Ilir Tartaraj dhe Fatmir Lama ishin treshja e djeshme në Tirana-Egnatia. Gjyqtari pothuajse ka qenë perfekt, veç të kuqit ndaj Duamenës, të cilin mund ta kishte dhënë direkt dhe jo të ndihmohej nga teknologjia. Këtu do të ishte diferenca mes gjyqtarit të mirë dhe atij mesatar.

bandicam 2023-10-23 16-00-06-252

MINUTA E 28-të: Paulauskas çan në qendër të sulmit të Tiranës, Najdovski i vë dorën te shpatulla dhe e rrëzon. Gjyqtari nuk jep faull fare. Mund të kishte ekstremitetet e një faulli dhe automatikisht një karton i kuq, pasi sulmuesi ishte i vetëm dhe i nisur drejt portës.

MINUTA E 52-të: Najdovski pengon në zonë Fernandon. Braziliani i Egnatias kërkon penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Pamjet janë të qarta. Penalltia nuk ekziston.

MINUTA E 90’+7’: Duamena ndërhyn ashpër ndaj Najdovskit. Xhaja nuk jep faull dhe vazhdon lojën. Më pas thirret nga VAR-i dhe pasi sheh pamjet e ndëshkon me karton të kuq, kapitenin e Egnatias. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"