VIDEO/ Karton i kuq për vlonjatët, Vora përmbys Flamurtarin dhe rikthehet tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 23:28

VIDEO/ Karton i kuq për vlonjatët, Vora përmbys Flamurtarin dhe rikthehet tek fitorja

Vora ka përmbysur Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë.

bandicam 2023-12-11 13-12-40-302

Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ nga miqtë me Oliveirën, por në minutën e 20′ Vrapi riktheu baraspeshën. 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë Prengaj shënoi për Vorën duke përmbysur rezultatin. Në minutën e fundit shtesë Flamurtari ngeli me 10 lojtarë për shkak se Imami u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyllën 45 minutat e para.

Goli i fundit për këtë sfidë u realizua nga Qardaku në minutën e 58′. Pas këtij dueli Vora pozicionohet në vendin e 3-të me 27 pikë ndërsa Flamurtari në vendin e 4-të po me 27 pikë.

REZULTATI 

VORA 3-1 FLAMURTARI

Vrapi 20′, Prengaj 40′, Qardaku 58’/ Oliveira 11′

NGJARJET KRYESORE:

90’+10′ Mbyllet dueli me fitoren e Vorës!

90′ Akordohen 10 minuta shtesë.

87’ Beqja gjuan drejt portës, Ruçi bën heroin për Vorën. (VIDEO)

87′ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Tabaku largohet nga loja, ka minuta për Sefën.

84′ Largohet nga fusha Beji për Lleshin.

78’ Pjeshka gjuan drejt portës, goditja është qëndrore dhe shkon në duart e Ruçit. (VIDEO)

76′ Qardaku largohet nga loja, ka minuta për Ismailin.

70′ Teqja lë fushën e lojës, ka minuta për portierin Kaloshi.

66′ Largohen Di Estefano dhe Deliaj, në lojë futen Beji dhe Pjeshka.

62′ Largohet Gjoni, ka minuta për Shanin.

61′ Raboshta pason për Qardakun, ku i fundit gjuan drejt portës por Teqja tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta presë topin.

58GOOOL VORA 3-1/ Raboshta pason drejt Qardakut, ku i fundit nuk fal dhe shënon golin e tretë për ekipin. (VIDEO)

54’ Oliveira gjuan nga goditja e dënimit por topi ndalet në murin mbrojtës.

53′ Gjoni ndërhyn ndaj Oliveirës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

46′ Nis pjesa e dytë, Vucaj lë fushën e lojës për Zogaj.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45’+2′ Imami ndërhyn ashpër ndaj Prengajt, dhe largohet me karton të kuq nga fusha. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ GOOOL VORA 2-1/ Raboshta i jep asist Prengës, ky i fundit shkund rrjetën e Teqjas duke përmbysur sfidën. (VIDEO)

37’ Vrapi gjuan nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës. (VIDEO)

36’ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Prengajt.

35’ Estefano kërcënon portën e Vorës.

20′ GOOOL VORA 1-1/ Vrapi provon nga goditja e dënimit dhe e çon topin në rrjetë, pas daljes së gabuar dhe të Teqjas. (VIDEO)

11′ GOOOL FLAMURTARI 0-1/ Oliveira provon me një gjuajtje me kokë dhe kësaj radhe e dërgon në rrjetë. (VIDEO)

8′ Oliveira provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ndalet në mënyrë fantastike nga portieri Ruçi. (VIDEO)

3′ Meta shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në Vorë!

FORMACIONET ZYRTARE:

VORA: Ruçi, Gjoni, Prengaj, Dalipi, Meta, Vrapi, Xhemalaj, Tabaku, Ntepe, Raboshta, Qardaku.

Trajner: Klodian Arbëri

FLAMURTARI: Teqja, Deliaj, Ramadani, Imami, Hasa, Sidibe, D. Pjeshka, Vucaj, Beqja, Oliveira, Estefano.

Trajner: Dritan Resuli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"