Video/ Kaos total te Reali, Zidan: Ja pse e dhashë dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 22:53

Video/ Kaos total te Reali, Zidan: Ja pse e dhashë dorëheqjen

Siç u lajmërua pak më parë, Zidan do të dilte në një konferencë të papritur për mediat. Ai ka dalë dhe ka lajmëruar dorëheqjen nga ekipi. Kjo vjen pak ditë pasi fitoi për të 3-tën herë rradhazi Ligën e Kampionëve.

“Mora vendimin për tu larguar pasi fola me presidentin. Kam arsyet e mia për këtë. Mendoj se ishte momenti i duhur për të gjithë. Për mua dhe për klubin. Mendoj se ky ekip duhet të vazhdojë të fitojë. Ekipi ka nevojë për tjetër metodologji. E dua shumë këtë klub. Do ti jem përgjithmonë mirënjohës presidentit që më dha mundësinë. Duhet ndryshuar.” përfundoi Zidan me këtë lajm të papritur.

Zidan

Ai gjithashtu la edhe një shteg rikthimi, dhe premtoi se do të ishte afër klubit. “Mund të konsiderohet thjesht një mirupafshim. Reali më ka dhënë gjithçka, do të vazhdoj të jem pranë klubit. Për shumë vetë mund të duket një vendim pa kuptim, por ishte momenti i duhur për të ndryshuar, si për mua dhe për futbollistët. Dua të falenderoj tifozët dhe lojtarët që më kanë mbështetur gjithmonë”, shtoi francezi.

Lajmet që vijnë nga Franca e shikojnë atë trajner të ardhshëm të kombëtares. Megjithatë ky njoftim ka qenë i papritur për të gjithë dhe ngjarjet kanë rrjedhur shumë shpejt.

james-rodriguez-y-el-tecnico-del-real-madird-zidane--efe

Në përfundim të konferncës Zidan është duartrokitur nga të gjithë gazetarët. Ai mbetet një trajner i madh, por edhe një ish-futbollist legjendar. Zidan arriti të fitonte shumë me Realin, dhe kjo ndodhi në një kohë fare të shkurtër, vetëm 2 vjet e g

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"