VIDEO/ Ka minuta dhe për Kumbullën, Roma e kthen ndeshjen me Beneventon në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:29

VIDEO/ Ka minuta dhe për Kumbullën, Roma e kthen ndeshjen me Beneventon në stërvitje

Roma mposhti bindshëm Beneventon me rezultatin 5-2 në javën e katërt të Serisë A. Skuadra verdhekuqe arriti të thyente ekipin e Filipo Inzagit me 5 gola duke siguruar fitoren e dytë në këtë sezon.
Eko6kcnXIAAGV2M

Sfida nisi keq për skuadrën e Paulo Fonsekës, pasi u ndëshkua me gol nga Benevento që në minutën e pestë. Roma e ktheu rezultatin në 2-1 brensa 4 minutave me Pedron, Xhekon dhe Mkitarianin. Benevento barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 55-të me Lapadulën, por kryeqytetasit nuk e ulën ritmin duke shënuar dhe 3 herë të tjera me Vertunë, Xhekon dhe Perezin.

Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 78-të.

FT| Roma-Benevento 5-2
Pedro 31′, Xheko 35′, 77′,  Vertu 69′, Perez 89’/ Kaprari 5′, Lapadula 55′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"