VIDEO/ Jup Hejnkes magjistar, Bajerni nuk njeh rivalë në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 18:03

VIDEO/ Jup Hejnkes magjistar, Bajerni nuk njeh rivalë në Gjermani

Bajerni i Mynihut arriti një tjetër fitore, në Bundesligën gjermane, në javën e 12-të. Tre gola ndaj Augsburgut, i dhanë tri pikët bavarezëve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e parë, 6 pikë larg Lajpcigut ndjekës.

bajerni

Dopieta e Levandovskit dhe goli i Vidal, tregojnë se tashmë ekipi i Jup Hejnkes funksionon më së miri. Tekniku 72-vjeçar e mori skuadrën bavareze në një periudhë të vështirë, pas shkarkimit të Karlo Ançelotit, dhe tashmë e ka nxjerrë në vendin e parë.

Në ndeshjet e tjera, Manzi mundi Këlnin 1-0, ndërsa ekipi i Volsburgut mundi 3-1 Frajburgut. Barazime shënuan Lajpcigu, 2-2 përballë Bajer Leverkusen, si dhe Hofenheimi, 1-1 ndaj Aintrakt Frankfurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"