VIDEO/ Junajtid i falet Rashfordit, Njukastëll shkëlqen me “manita” dhe ngjitet në vendin e tretë!  Ja rezultatet dhe renditja e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 23:03

VIDEO/ Junajtid i falet Rashfordit, Njukastëll shkëlqen me “manita” dhe ngjitet në vendin e tretë!  Ja rezultatet dhe renditja e Premier Ligës

U luajtën mbrëmjen e sotme, 2 duelet e prapambetura të Premier Ligës, të vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit.

RASHFORD

Mançester Junajtid triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Brentfordit, teksa ishte Rashford ai që vendosi sfidën me golin e realizuar në minutën e 27-të.


Ndërkohë në duelin tjetër të zhvilluar mbrëmjen e sotme, Njukastëlli, triumfoi me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Uest Hemit, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi, teksa kanë parakaluar Totenhemin dhe janë pozicionuar në vendin e tretë me tretë me 53 pikë, po aq sa Junajtid, që mban vendin e katërt, për shkak të golavarazhit.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"