VIDEO/ Jo vetëm Muja, një tjetër futbollist shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në Superligën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 22:25

VIDEO/ Jo vetëm Muja, një tjetër futbollist shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në Superligën e Turqisë

Jo vetëm Arbnor Muja, një tjetër futbollist shqiptar gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në elitën e futbollit turk. Bëhet fjalë për Enis Bardhi. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, realizoi golin e dytë të sfidës me fanellën e Trabzonsporit, në triumfin 2-0 ndaj Hatajsporit.  

bardhiiii

28-vjeçari tundi rrjetën me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Bardhin i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 4 asiste.  

Në fund të kësaj përballje, mesfushori me origjinë shqiptare u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.  


PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Debutim me gol në Turqi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën që në ndeshjen e parë me klubin e ri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"