VIDEO/ Ish-mesfushori i Teutës shënon supergol, Drita kalon në finalen e raundit paraeliminator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2018 | 19:41

VIDEO/ Ish-mesfushori i Teutës shënon supergol, Drita kalon në finalen e raundit paraeliminator

Drita mposhti Santa Kolomosin e Andorrës me rezultatin 2-0 në takim paraeliminator të Ligës së Kampioneve të zhvilluar në “Viktor Stadium”. Një fitore e vuajtur për skuadrën e Bekim Isufit, e cila e zgjidhi ndeshjen në shtesë.

drita_1530032116-3000996

Një super gol i ish-mesfushorit të Teutës, Xhevdet Shabanit në minutën e 99-të i dha epërsinë skuadrë nga Gjilani, ndërsa në minutën e 108-të, Gerbeshi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Drita super goli

Pas këtij triumfi, Drita do të përballet me fituesin e çiftit La Fiorita – Linkoln në finale. Skuadra që arrin të triumfojë në finale do të kalojë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

SANTA COLOMA – DRITA 0-2

Shabani 99′, Gerbeshi 108′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"