VIDEO/ I rregullon flamurin shqiptar mbi shpinë, shihni gjestin e mrekullueshëm të trajnerit grek që i bën Florian Markut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 12:26

VIDEO/ I rregullon flamurin shqiptar mbi shpinë, shihni gjestin e mrekullueshëm të trajnerit grek që i bën Florian Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku doli të shpallej kampion Bote për federatën IBF gjatë mbrëmjes së djeshme një duel që e zhvilloi në stadiumin e Totenhemit duke mposhtur ukrainasin Maksim Prodan.

MARKU

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Teksa pas duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores.

Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion. Një gjest i mrekullueshëm nga trajneri  grek i cili tregoi profesionalizmin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"