VIDEO/ Hysaj në superformë para Barcelonës, shikoni supergolin e shënuar nga mbrojtësi shqiptar në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 18:25

VIDEO/ Hysaj në superformë para Barcelonës, shikoni supergolin e shënuar nga mbrojtësi shqiptar në stërvitje

Elseid Hysaj ka gjetur formën e mirë nën drejtimin e Gatuzos, teksa është duke treguar paraqitje të shkëlqyera.Hysaj

Mbrojtësi shqiptar duket se ka fituar entuziazmin me trajnerin e ri dhe kjo duket qartë në atë që ai paraqet në fushën e lojës. 26-vjeçari është vendosur në formacionin titullar nga Gatuzo dhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

Së fundmi po qarkullon një video nga stërvitja e Hysaj me skuadrën e Napolit.  Në video shihet një gol shumë i bukur i realizuar nga shqiptari, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar. HYS

Shqiptari duket në një formë shumë të mirë para një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Barcelonën të martën në mbrëmje për Ligën e Kampionëve.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme me golin e realizuar;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"