VIDEO/ Hasani shënon dygolësh, Tirana mposht Teutën dhe rikthehet tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 0:16

VIDEO/ Hasani shënon dygolësh, Tirana mposht Teutën dhe rikthehet tek fitorja

Tirana ka mposhtur Teutën në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

gdfh

 Sfida u zhbllokua në minutën e 12 nga Hasani me një supergol. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërsa goli që vulosi sfidën erdhi në minutën e 82-të. Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. 

Pas kësaj ndeshje Tirana rikthehet tek fitorja teksa ngjitet edhe në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet po në vendin e 9-të me 11 pikë.

TIRANA 2-0 TEUTA

12′, 82′ (P) Hasani

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet dueli me fitoren e Tiranës.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Largohen Hasani dhe Hla, ka minuta për Jonuzin dhe Tolën.

82′ GOOOL TIRANA 2-0/ Hasani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishon shifrat. (VIDEO)

81′ Akordohet penallti për Tiranën. (VIDEO) + (VIDEO)

80′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kotobellit, Doka ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Hasani gjuan drejt portës, Dema i mohon golin e dytë. (VIDEO)

73′ Dy zëvendësime tek Teuta! Largohet Fili dhe Karabeci, në lojë futen Boçi dhe Gjata.

68′ Largohet nga loja Deliu, ka minuta për Ermal Meta.

67′ Kozi ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Haxhiu pason për Kainën, ky i fundit nuk arrin të gjejë topin. (VIDEO)

63′ Karabeci gjuan drejt portës, topi shkon në duart e Kozit. (VIDEO)

63′ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Kaina ndëshkohet me karton të verdhë.

57′ Gjinollari lë fushën e lojës, ka minuta për Gjumsin.

53′ Abazaj lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Lushkja.

49′ Beqja godet me kokë, topi shkon në traversë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e bardhebluve.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Hasani ka mundësinë për të goditur, Kotobelli e mbyll në mënyrë perfekte.

41′ Alla lë fushën i dëmtuar, Iljazi futet në lojë.

36’ Karabeci gjuan me të majtën nga goditja e lirë, topi devijohet dhe shkon në duart e Kozit. (VIDEO)

30′ Hila kroson për Kainën, Alla ndërhyn në momentin e fundit për të larguar rrezikun.

25′ Beqja kroson drejt në zonë, Daci gjuan me kokë por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe shpërdoron mundësinë e artë. (VIDEO)

19’ Fili gjuan në mënyrë potente drejt portës por përpjekja e tij ndalet nga Hoxhallari.

15′ Kaina godet drejt portës, Dema bën një prithje të mirë duke larguar rrezikun.

12′ GOOOL TIRANA 1-0/ Pas një pasimi perfekt në zonë, Hasani krijon hapësirë dhe lëshon predhën drejt portës duke mposhtur portierin Dema. (VIDEO)

10′ Karabeci gjuan nga distanca, Kozi mban portën të papreku. (VIDEO)

5’ Kruja gjuan drejt portës, Kozi bën detyrën dhe pret topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Najdovski, Doka, Hoxhallari, Përgjoni, Deliu, Hila, Haxhiu, Hasani, Abazaj, Kaina

Trajner: Julian Ahmataj

TEUTA: Dema, Alla, Qaqi, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Daja, Beqja, Karabeci, Fili, Daci

Trajner: Edi Martinijyt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"