VIDEO/ Hap fals i PSG-së në shtëpi, Nejmar shënon gol me… penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2022 | 22:55

VIDEO/ Hap fals i PSG-së në shtëpi, Nejmar shënon gol me… penallti

PSG-ja ka regjistruar hapin e parë fals në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi në shtëpi ndaj Monakos. Ishte sulmuesi Voland, ai që gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, duke kaluar në avantazh miqtë nga Principata.

NEJMAR

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Monakos. Për të shmangur  disfatën në stadiumin “Parc des Princes”, mendoi ylli brazilian Nejmar, që në minutën e 70-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, të fituar nga vetë ai, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht tentativave, për të përmbysur rezultatin skuadra e trajnerit Galtier, nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë në këtë javë të katërt. Sfidën e radhës PSG-së do e zhvillojë në transfertë ndaj Tuluz, ndërsa Monako do të presë në shtëpi Trojesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"