VIDEO/ Grushte dhe shufra hekuri, tifozët e Atalantës përplasen me ata të Rejnxhërs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 15:08

VIDEO/ Grushte dhe shufra hekuri, tifozët e Atalantës përplasen me ata të Rejnxhërs

Ndonëse Atalanta nuk është ndeshur me Rejnxhërs, tifozët e këtyre skuadrave janë përleshur në Lisbonë, ku nuk munguar grushtet dhe sendet e forta në drejtim të njëri-tjettrit.

atalanta

Gjatë natës mes të mërkurës dhe së enjtes, dy grupe tifozësh u përfshinë në disa përplasje në qendër të Lisbonës. Tifozët bergamaskë shkuan në hotelin ku ishin akomoduar skocezët, që mbërritën në Portugali për të mbështetur skuadrën e zemrës përpara ndeshjes kundër Benfikës në kuadër të Ligës së Europës, ndërsa Atalanta luajti mbrëmë (1-1 ndaj Sporting).

Tifozët italianë u përpoqën të hynin në hollin e hotelit, ku fillimisht shpërtheu kaosi, përpara se të dilnin në rrugë, siç dëshmohet nga dhjetëra video që qarkulluan në internet. Ofendimet mes dy tifozërive filluan pikërisht brenda strukturës, duke vazhduar më pas jashtë. Më pas tifozët janë zhvendosur në rrugë, pranë sheshit “Rossio”, ku ka vijuar përplasja fizike.

PERPLASJA E TIFOZEVE

Jo vetëm shqelma dhe grushta, por siç shihet edhe nga pamjet ata godasin njëri-tjetrin me shkopinj dhe shufra hekuri. Një burim nga Komanda Metropolitane e PSP në Lisbonë konfirmoi se ka pasur dëme të konsiderueshme në strukturë, por policia nënvizon se për momentin nuk raportohet për tifozë të lënduar apo edhe të arrestuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"