VIDEO/ Goli i tretë në 11 ndeshje, Bardhi tund sërish rrjetën në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2022 | 20:45

VIDEO/ Goli i tretë në 11 ndeshje, Bardhi tund sërish rrjetën në kampionatin turk

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, tundi sërish rrjetën në elitën e futbollit turk, teksa shënoi golin e avantazhit të përkohshëm me fanellën e kampionëve të Trabzonspor, në barazimin 1-1 ndaj Ankaraguçusë të Ali Souesë.

bardhi

Bardhi nuk fali në minutën e 70-të, pas asistim të Gomez, duke goditur saktë nga brenda zonës. Ndërkohë që miqtë barazuan sfidën në minutën e 74-t me penallti me anë të Cigercit. Ky ishte goli i tretë në 11 ndeshje në kampionat për Enis Bardhin, që po shndërrohet në një lider te skuadra e tij. Gjithashtu shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka shënuar edhe në Ligën e Europës ndaj Monakos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"