VIDEO / Goli i pabesueshëm në futbollin shqiptar, portieri shënon nga porta në portë kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 21:43

VIDEO / Goli i pabesueshëm në futbollin shqiptar, portieri shënon nga porta në portë kundër Vllaznisë

Një ndeshje e kampionatit të Kategorisë Superiore U19 në Shqipëri ka sjellë këtë javë një nga golat më të rrallë që mund të shihen në futboll, atë nga njëra portë në tjetrën. Ka ndodhur në ndeshjen mes Shënkollit dhe Vllaznisë, ku vendasit kanë triumfuar 2-0 falë edhe këtij goli të rrallë.

ljklkjkl

Në pjesën e dytë të takimit, portieri i Shënkollit U19, Sinan Dani, ka bërë veprimin e rrallë teksa po bënte një rivënie në lojë. Në minutën e 56-të, ai ka shkelmuar me forcë topin i cili ka fluturuar deri në zonën kundërshtare dhe pas përplasjes në tokë ka kaluar mbi portierin e Vllaznisë duke u ndalur në rrjetë.

Të gjitha detajet mbi këtë ndeshje dhe të tjerat e futbollit të moshave të fundjavës do t’i gjeni në versionin print të gazetës PANORAMA SPORT të datës 28.02.2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"