VIDEO/ Gol spektakolar nga Seria A, sulmuesi portugez realizon me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 22:13

VIDEO/ Gol spektakolar nga Seria A, sulmuesi portugez realizon me roveshatë

Një eurogol spektakolar është regjistruar në duelin e mbrëmjes të Serisë A mes Xhenoas dhe Monzës. Në minutën e 18-të ishte sulmuesi portugez i skuadrës mike të Monëz, Dani Mota, i cili me një roveshatë brilante, arriti të dërgonte topin në rrjetë. Një realizim fantastik, që magjepsi të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit. 

GIQRYJXW0AAktwv

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 0-2 për Monzën, falë realizimeve të Pesinës dhe Dani Motës. Ndërkohë në minutën e 52-të, vendasit e Xhenoas ngushtuan diferencën me Gudmundson.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"