VIDEO/ Gol për në “vitrinë”, Shqiprim Taipi realizon një “perlë” nga goditja e dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 16:47

VIDEO/ Gol për në “vitrinë”, Shqiprim Taipi realizon një “perlë” nga goditja e dënimit

Shqiprim Taipi është kthyer në protagonist për skuadrën e tij Kaspij Aktau në Kazakistan.

taipi

Ish-mesfushori i Kukësit realizoi një supergol nga goditja e dënimit në sfidën kundër Kairat Almtaj, duke i bërë të gjithë të vendosin duart në kokë.

Gjithsesi skuadra e tij nuk arriti ta ruante avantazhin për shumë gjatë, me sfidën që u mbyll në barazim 1-1.

Ky ishte goli i dytë për Taipin me Kaspij që nga transferimi i tij në Kazakistan, me 26-vjeçarin që gjithashtu ka dhënë dhe një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"