VIDEO/ Gol dhe asist në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2019 | 20:42

VIDEO/ Gol dhe asist në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël

Futbollisti shqiptar, Taulant Seferi është rikthyer protagonist në ligën e dytë zviceriane. 22-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Kiasos të vlefshme për javën e 34-t të kampionatit.

Seferi

Vetëm 14 minuta i mjaftuar sulmuesit kuqezi që të zhbllokonte sfidën. Shqiptari nuk u mjaftua vetëm me golin e tij, teksa 11 minuta më vonë, asistoi për shokun e skuadrës Doumbia, i cili dyfishoi shifrat.

Për Seferin ky ishte goli i 9-të në kampionat. Futbollisti shpreson që me paraqitjet e tij të tërheqë vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, për t’i dhënë një shans futbollistit 22-vjeçar, i cili është shumë i lidhur me fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"