VIDEO/ Gjithçka vendoset në pjesën e parë, Teuta mund me tre gola Skënderbeun dhe rihap luftën për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 0:20

VIDEO/ Gjithçka vendoset në pjesën e parë, Teuta mund me tre gola Skënderbeun dhe rihap luftën për mbijetesë

Teuta ka fituar 3-0 në “Niko Dovana” përballë Skënderbeut, në sfidën e javës së 22-të të “Abissnet Superiore”.

teuta

Durrsakët dominuan pjesën e parë të takimit, me korçarët që nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm

Goli i parë erdhi me Dacin në minutën e 18’, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Peposhi me një penallti dhe sërish Daci për të thelluar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar.

Kështu Teuta largohet nga vendi i parafundit me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë, duke u rihapur dhe njëherë lufta për mbijetesë.

REZULTATI:

TEUTA 3-0 SKËNDERBEU

Daci 18′, 45+2′, Peposhi (P) 42′

NGJARJET KRYESORE:

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Teutës!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

83′ Muharem ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

82′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Rashica dhe në vendin e tij futet Muharem.

81′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Lloci dhe në vendin e tij futet Qaqi.

67′ Dy zëvendësime te Skënderbeu. Largohen Nikaj dhe Janaqi, në vendet e tyre futen Lika dhe Rabiu.

66′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daja dhe në vendin e tij futet Demirçani.

57′ Dy zëvendësime te Teuta. Largohen Arifi dhe Daci, në vendet e tyre futen Gjinollari dhe Faust.

50′ Daci godet dhe e çon topin në rrjetë, por gjyqtari akordoi një pozicion të parregullt. (VIDEO)

48′ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Dy zëvendësime te Skënderbeu. Largohen Juri dhe Greco, në vendet e tyre futen Vangjeli dhe Uçe.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOL TEUTA 3-0/ Kruja rrëmben bukur një top afër zonës dhe e pason për Dacin që nuk gabon. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ GOOOL TEUTA 2-0/ Peposhi niset nga pika e bardhë e penalltisë dhe nuk gabon. (VIDEO)

43′ Penallti për Teutën! Dumfur shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. (VIDEO)

42′ Juri shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Daci provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dervishaj reagon siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

28′ Peposhi provon direkt nga goditja e dënimit, me topin që përplaset në shtyllë. Më pas Dumfur tenton të largojë topin, që përplaset në fytyrën e Gjinit dhe shkon në traversë. (VIDEO)

18′ GOOOL TEUTA 1-0/ Një rrëmujë në zonë gjen të lirë Dacin, i cili me portën e boshatisur çon topin në rrjetë. (VIDEO)

15′ Daja shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

9′ Liço shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Nis sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Lloci, Çyrbja, Arifi, Peposhi, Daci

Trajner: Edi Martini

SKËNDERBEU: Dervishaj, Prençi, Gërço, Dumfur, Zenullari, Janaqi, Merlim, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin. 

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-02-03 at 3.27.48 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"