VIDEO/ Gabime amatoreske në mbrojtje, Kombëtarja e Bushit shkërmoqet nga Austria U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 17:56

VIDEO/ Gabime amatoreske në mbrojtje, Kombëtarja e Bushit shkërmoqet nga Austria U-21

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Austrisë U-21 në takimin e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021.

bandicam 2019-09-09 16-00-12-246

Gabime të shumta në mbrojtje për kuqezinjtë, të cilët e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta, konkretisht në minutat 6 dhe 8. Miqtë nuk u mjaftuan me këtë epërsi, teksa realizuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë.

bandicam 2019-09-09 15-59-14-646

Një humbje zhgënjyese për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në 4 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë.

FT| SHQIPËRI U-21 – AUSTRI U-21 0-4

Raguz 6′ , Lovriç 8′ , 73′, Baungarter 72; 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

89′ Xhixha provon të realizojë golin e nderit, por gjuajtja e futbollistit të Laçit, shkon jashtë kuadratit.

82′ Vrioni provon me një goditje në hyrje të zonës, devijojnë futbollistët austriakë.

74′ Zëvendësimi i pestë te Shqipëria, largohet Maloku, në fushën e lojës Jorgo Pëllumbi.

73′ GOL AUSTRIA 0-4/ Shthuret kombëtarja e Bushit. Miqtë nga Austria shënojnë golin e katërt me anë të Lovriç. 

72′ GOL AUSTRIA 0-3/ Tjetër gabim në mbrojtje. Bajrami i dhuron topin Baungarterit, i cili nuk fal, duke shënuar golin e tretë. 

70′ Bushi kryen zëvendësimin e katërt, largohet Kolaj, vendin e tij e zë Sahiti.

67′ Shqipëria është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit, por mungojnë rastet konkrete në portën e Erhman.

63′ Zëvendësimi i tretë te Shqipëria, largohet Esat Mala, vendin e tij e zë Xhakomo Vrioni. Kuqezinjtë me 3 sulmues në fushë, Xhixha-Broja-Vrioni.

55′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

52′ Goditje dënimi për Shqipërini. Muçolli harkon një top në zonë, por largojnë austriakët. Ka pretendime për prekje të topit me dorë, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

50′ Shqipëria e nis mirë këtë pjesë të dytë, teksa ushtron presion të vazhdueshëm në zonën austriake.

46′ Starton pjesa e dytë, Bushi kryen 2 zëvendësime, largohen Ademi dhe Shehu, vendin e tyre e zënë Xhixha dhe Zejnulai.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

40’ Ademi provon të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, por ka shënjestrën e gabuar dhe fluturon topin shumë lart mbi tra.

34′ Baungartner provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, vendimtare ndërhyrja e Selmanit, i cili i mohon golin e tretë austriakëve.

26′ Kuqezinjtë provojnë me një skemë nga goditja e këndit. Muçolli asiston bukur, por nuk arrin të koordinohet siç duhet Kolaj.

24′ Shpëton për mrekulli porta e Shqipërisë nga pësimi i golit të 3-të. Vendimtare ndërhyrja e Selmanit, i cili devijoi topin me këmbë në këndore.

20′ Danso ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kolajt.

18′ Minuta të mira për kuqezinjtë, provon Muçolli me një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij ishte qëndore, ndalet nga portieri.

17′ Pranë golit Shqipëria. Depërton bukur Broja nga a majta, futet brenda zonës, por ndalet nga portieri austriak.

12′ Shqipëria provon të reagojë me Brojan, por sulmuesi ngatërrohet në momentin e fundit me këmbët e tij.

8′ GOL AUSTRIA 0-2/ Shënojnë sërish austriakët, 2 gola për 2 minuta. Rrugën e rrjetës këtë herë e gjen Lovriç! Gabime amatoreske në mbrojtje! 

6′ GOL AUSTRIA 0-1/ Zhbllokohen shifrat. Hutim në mbrojtje, sulmuesi Raguz ndëshkon Selmanin dhe kalon në avantazh miqtë. 

5′ Start i luftuar me duele të shumta në mesfushë.

1′ Ka startuar sfida në “Niko Dovana”. Kuqezinjtë në kërkim të fitores!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRI U-21: Selmani, Ndrecka, Maloku, Bajrami, Shehu, Mersinaj, Mucolli, Mala, Kolaj, Broja, Ademi. Trajner: Alban Bushi.

bandicam 2019-09-09 16-01-06-846

AUSTRIA U-21: Ehman, Friedl, Danso, Maliçsek, Vober, Lovriç, Demaku, Arase, Baumgartner, Meister, Raguz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"