VIDEO/ Futbollisti japonez i surprizon të gjithë, këndon këngën patriotike dedikuar Adem Jasharit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2020 | 14:02

VIDEO/ Futbollisti japonez i surprizon të gjithë, këndon këngën patriotike dedikuar Adem Jasharit

Një video e futbollistit japonez të Burrelit, Juta Takahashi është duke bërë së fundmi xhiron e internetit. 22-vjeçari i ka surprizuar të gjithë teksa shfaqet në ambientet e stadiumit “Liri Ballabani” duke kënduar këngën patriotike dedikuar heroit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

bandicam 2020-12-22 13-56-13-675

Kënga titullohet “Mora fjalë” dhe këndohet nga Shkurte Fejza teksa është bërë tepër popullore së fundmi.


Edhe pse ka vetëm pak muaj që mbërritur në Shqipëri, Takahashi mesa duket është ambientuar shumë shpejt dhe ka filluar të bjerë në “dashuri” me këngët patriotike shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"