VIDEO/ Futbollisti i Partizanit thyen karantinën, shfaqet duke vrapuar nëpër kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 20:30

VIDEO/ Futbollisti i Partizanit thyen karantinën, shfaqet duke vrapuar nëpër kryeqytet

Prej afro 1 muaji, futbolli në Shqipëri është pezulluar për shkak të Koronavirusit, ndërkohë që pjesa e madhe e futbollistëve, stërviten në shtëpi.

MELO PARTIZANI

Ka dhe nga ata, që mërziten duke u stërvitur në kushtet e shtëpisë dhe marrin guximin për të dalë dhe për të vrapuar në rrugët e Tiranës. Një ndër ta është edhe braziliani Melo, i cili ka thyer karantinën dhe ka dalë për të vrapuar.

Këtë moment futbollisti i Partizanit, ka zgjedhur ta ndajë edhe me miqtë e tij në “Instastory”, teksa shfaqet duke vrapuar së bashku me një shokun e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"