VIDEO/ Flamurtari vazhdon “luftën” me Disiplinën, e provojnë me pamje që nuk janë hedhur sende në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 20:48

VIDEO/ Flamurtari vazhdon “luftën” me Disiplinën, e provojnë me pamje që nuk janë hedhur sende në fushë

Flamurtari provon me pamje filmike dhe pa koment, që asnjë bidon nuk është hedhur në fushën e lojës. Klubi ka hedhur  në “Facebook” një video 4 minuta e 14 sekonda të fundit të ndeshjes, teksa tregon në fushë nuk është hedhur asnjë bidon dhe asnjë send tjetër.

bujar pregja

Kjo për shkak se klubi u dënua me 100 mijë lekë gjobë nga Komisioni i Disiplinës, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Por klubi vlonjat e mohon këtë gjë.

Madje burimet thonë për “Panorama Sport”, se neser pritet publikimi i një tjetër video ku tregohet se trajneri Eqerem Memushi nuk ka ofenduar dhe nuk ka bërë asnjë veprim.

Kujtojmë se në ndeshjen me Korabin, trajneri Memushi doli me të kuq në minutën e 70-të dhe u pezullua me 6 ndeshje.

;

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"