VIDEO/ Fitore me vuajtje për kampionët e Partizanit, Maget në shtesë u jep tre pikët ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 23:59

VIDEO/ Fitore me vuajtje për kampionët e Partizanit, Maget në shtesë u jep tre pikët ndaj Laçit

Partizani e ka nisur edicionin e mbrojtjes së titullit kampion në Superiore me një fitore të vuajtur përballë Laçit. Të kuqtë kanë dhuruar një ndeshje me dy fytyra përballë kurbinasve, teksa u desh një gol në shtesë i Maget për t’u dhënë tre pikët.

 

bandicam 2023-09-03 19-00-08-078

Pjesa e parë nisi nën ritmin e të kuqve, por më pas ishte Laçi që krijoi rastet më të pastra dhe mund të shënonte në portën e të kuqve. Në pjesën e dytë, me ndryshimet e Zekiç, ekipi kryeqytetas bëri më shumë lojë dhe krijoi raste të njëpasnjëshme.

Megjithatë goli po mungonte dhe atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Maget me kokë gjeti golin e fitores së të kuqve.

PARTIZANI-LAÇI 1-0
90’+2′ Maget

NGJARJET KRYESORE 

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+5’ Gjuajtje nga distanca e Rrapajt, topi përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Dajsinanit.

90’+2’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, është Maget i cili gjuan me kokë dhe gjen rrjetën. (VIDEO)

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Goditja e dënimit e Ujkës devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

88’ Bintsuka ndëshkohet me karton të verdhë pasi shkakton një faull duke ndalur një aksion pranë zonës së të kuqve.

82’ Silva ka një mundësi të mirë për të shënuar pas një goditje këndi teksa gjuan i vetëm në zonë, por Qirko kontrollon sferën.

80’ Koçijan ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyre të parregullt Sobouale.

79’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Maget i cili fluturon sferën shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

77’ Zekiç shton forcat në sulm, me Kekon i cili merr vendin e Taipit.

72’ Dy pasime radhazi të Hadrojt nga e djathta largohen me vështirësi nga mbrojtja kurbinase, e cila po vuan trysninë e të kuqve.

70’ Bilali provon të gjejë golin me një kthesë të shpejtë në zonë, Dajko devijon sferën në këndore.

68’ Koçijan merr vendin e Prekës te Partizani.

68’ Kryeziu i lë vendin Bibos në radhët e Laçit.

67’ Taipi lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta e sulmit, sfera kalon pak mbi katërkëndorin e Dajsinanit. (VIDEO)

84’ Predhë nga distanca e Maget, topi grushtohet nga Dajsinani në këndore. (VIDEO)

58’ Aksion i Atanaskoskit nga e majta, ai pason për Bilalin i cili gjuan në ecje e sipër duke fluturuar sferën mbi traversë.

57’ Një devijim i Dajsinanit pas një gjuajtje nga e djathta çon sferën në shtyllën e dytë për Muratajn, por devijimi i tij nuk gjen portën e miqve. (VIDEO)

54’ Të kuqtë duken më ngulmues në këto minuta të para, me të sapofuturit në lojë që po bëjnë diferencën për të shtyrë skuadrën drejt portës kurbinase.

51’ Aksion i shpejtë i të kuqve që finalizohet me një gjuajtje të Rrapajt, i cili çon sferën mbi traversë.

50’ Atanaskoski humb topin rrezikshëm në të majtën, por Ujka vonohet dhe nuk përfiton nga një situatë 3 kundër 1 dhe mbrojtësit e bllokojnë në fund duke larguar sferën.

49’ Taipi harkon në zonë për Bintsuka, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Partizani. BIlali, Hadroj dhe Murataj marrin vendin e Grezdës, Carës dhe Zekollit.

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’+1’ Barjamaj ka mundësinë e artë për të shënuar i vetëm para Qirkos, por devijimi i tij çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Skuadrat gabojnë shumë në këto minuta në fazën e ndërtimit të aksioneve, duke mos u shfaqur rrezikshëm para portave kundërshtare.

38’ Manellari dhe Qato kombinojnë mirë pranë a zonës së të kuqve, ndërsa më pas niset një harkim interesant në qendër që nuk arrihet nga Sobouale.

35’ Harkim i Rrapajt në zonë, Bintsuka gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë pas një devijimi të mbrojtësve kurbinas.

31’ Ujka është ai i cili tenton nga e djathta në krahun e djathtë me një gjuajtje të fortë. Qirko grushton përsëri.

29’ Sobouale bën gjithçka vetë në të majtën, teksa hyn në zonë dhe pastaj lëshon një gjuajtje që thuajse befason Qirkon, i cili devijon jashtë.

26’ Një tjetër rast i mirë i të kuqve për të shënuar me Bintsuka, i cili devijon para Dajsinanit, por ky i fundi bën të tijën sferën. (VIDEO)

23’ Cara ka një mundësi të artë për të shënuar teksa merr një pasim në zonë në të majtën nga Bintsuka, por Dajsinani bën mrekullinë duke i bllokuar rrezen e portës. (VIDEO)

20’ Qirko shpëton të kuqtë. Sobouale gjuan nga një distancë e afërt, por gjen devijimin me këmbë të portierit. Më pas sfera shkon te Ujka i cili e fluturon lart mbi traversë. (VIDEO)

16’ Provon edhe Ujka nga jashtë zonës, topi kalon shumë lart mbi traversë.

15’ Tresa shfaqet para Qirkos dhe lëshon një gjuajtje të fortë, reagon portieri i vendasve i cili grushton dhe shmang golin.

12’ Një harkim nga e djathta kthehet në rrezik për portën e Selmanit pas një devijimi që thuajse shkakton autogol në portën e kurbinasve. (VIDEO)

11’ Ujka shfaqet në të djathtën dhe nis harkim në zonë, largon Zekolli jo pa vështirësi.

9’ Grezda hyn në zonë dhe mundohet të driblojë nga e djathta por pastaj humb topin dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar.

9’ Grezda hyn në zonë dhe mundohet të driblojë nga e djathta por pastaj humb topin dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar.

7’ Harkim nga e djathta, topi shkon direkt në duart e Dajsinanit.

4’ Të kuqtë kanë iniciativën në këto momente, me kurbinasit të cilët e kanë nisur më të tërhequr, duke tentuar fillimisht me kundërsulmet e Somouale.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Preka, Zekolli, Rrapaj, Maget, Taipi, Grezda, Bintsuka, Cara.

Trajneri: Zoran Zekiç

LAÇI: Dajsinani, Qato, Kurti, Dajko, Silva, Manellari, Kryeziu, Bajramaj, Ujka, Tresa, Sobovale.

Trajneri: Skerdi Bejzade

WhatsApp Image 2023-09-03 at 8.36.05 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"