VIDEO/ Fitore me përmbysje, Liverpuli i fal 2 gola Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:20

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Liverpuli i fal 2 gola Arsenalit

Arsenali triumfoi me përmbysje ndaj Liverpulit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Premier Ligës angleze. Një fitore prestigji për të besuarit e Artetës, që vjen si ngushëllim në këto javë të fundit të kampionatit.

Arsenali

Liverpuli kaloi i pari në avantazh me anë të Mane në minutën e 20-të, ndërkohë që “topçinjtë”, përmbysën gjithçka po në pjesën e parë, falë golave të realizuar nga Lakazet në minutën e 32-të dhe Nelson në minutën e 44-t. Vlen të theksohet se të 2 golat e vendasve erdhën si pasojë e gabimeve foshnjarake në mbrojtje nga ana e futbollistëve të Liverpulit.

Me këtë triumf Arsenali u ngjit në vendin e 9-të në kuotën e 53 pikëve, 3 më pak se Uolves që mban vendin e 6-të. Sfidën e radhës skuadra e Artetës do e luajë në transfertë ndaj Aston Vilës, nderkohë që Liverpuli pret Çelsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"