VIDEO/ Fitore historike, Laçi kualifikim ëndrrash në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 18:52

VIDEO/ Fitore historike, Laçi kualifikim ëndrrash në Europë

Laçi arriti një kualifikim historik ndaj Anorthosis. Ashtu siç bëri në verën e vitit 2015, kur ndaj sllovenëve të Rudar Velenjes fitoi pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë herë edhe pse ndaj një kundërshtar shumë më të fortë, Anorthosis, kurbinasit arritën të marrin një tjetër kualifikim në Europë, që ndihmon klubin në arkëtimin e 500 mijë eurove nga UEFA.

laci

Pra, 240 për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 për turin e dytë. Kjo ishte fitorja e parë në një ndeshje në Ligën e Europës për kurbinasit, pasi ndaj Rudarit u kualifikuan pas dy barazimeve dhe penalltive.

festa

Laçi-Anorthosis 1-0

Uzuni 88′

KOMENTI I NDESHJES: 

Përfundon gjithçka. Laçi kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Europës. 

90+4′ Pranë golit Anorthosis, por topi i goditur me kokë shkon jashtë kuadrat.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ GOOOOL Laçi 1-0. Myrto Uzuni shënon me kokë nga brenda zonës, pas krosimit perfekt të Sefgjinit. Super gol. Të gjithë në festë. 

86′ Gabon Hoxhallari, shkakton faull shumë pranë hyrjes së zonës. Provon Pranjiç, por topi kontrollohet nga Selmani.

82′ Ndërhyje e gabuar ndaj Lushkjas, kapiteni i Anorthosis, Zhoao Viktor ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Dy zëvendësime te Laçi. Largohet Shtubina dhe Jonuzja, në fushë, Bushi dhe Xhixha. Kurbinasit me 4 sulmuesë në fushë.

78′ Kundërsulm i shkëlqyer i Laçit me Uzunin, i cili depërton bukur nga e majta dhe provon të provojë në qendër për Fangajn, por ndërhyn mbrojtësi mik, duke larguar rrezikun.

76′ Merr zemër Laçi, i cili provon të shënojë, por me fat qipriotët në këto minuta. Gjuajtja e Shtubinës nga jashtë zonës, devijohet dhe largohet më pas në rivënie anësore.

75′ Goditja e 3-të nga këndi për Laçin, Sefgjini kroson ulët, topi largohet nga mbrojtësit e Anorthosis.

71′ Goditje dënimi për Laçin, provon Hoxhallari me një harkim të rrezikshë, por ndërhyn portieri mik, i cili i mohon golin kurbinasve.

68′ Shpëton për mrekulli porta e Laçit, Hoxhallari largon topi nga vija fatale.

67′ Goditje nga këndi për Anorthosis, kroson spanjolli Rajo, Kaçkaraba për pak sa nuk e dërgon në rrjetë.

64′ Zëvendësim te Laçi, largohet Andi Hadroj, vendin e tij e zë Fangaj.

63′ Qipriotët ushtrojnë presion të vazhdueshëm, kurbinasit provojnë të rrezikojnë me kundërsulm.

57′ Rast i parë i rrezikshëm për Laçin. Uzuni provon me një gjuatje, topi nuk ka shumë forcë dhe përfundon në duart e portierit.

55′ Lushkja provon me një goditje nga 35 metra, por jashtë kuadratit.

51′ Anorthosis kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Mikeltaze, vendin e tij e zë Kaçkarava.

50′ Befason Danjel Pranjiç me tentativën nga distanca, gjuajtja përfundon ngjitur me shtyllën.

48′ Kofi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte e gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

laci2

Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Anorthosis 0-0. 

45+2′ Goditja e 5-të nga këndi për Anorthosis. Por topi përfundon jashtë kuadratit.

45+1′ Uzuni shpërthen në krahun e majtë, por rrëzohet pas kontaktit me mbrojtësin qipriot. Për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

41′ Pranë golit qipriotët me Sise. Gjuajtja e futbollistit mik është grushtuar nga Selmani në këndore.

40′ Goditje nga këndi për Anorthosis, Hadroji largon topin.

38′ Eller merr kartonin e parë të verdhë pas ndërhyrje së gabuar në mesfushë.

37′ Laç provon të rrezikojë, por qipriotët janë të vendosur mirë.

36′ Regi Lushkja provon me një goditje drejt portiës, topi devijohet në këndore.

33′ Duhet të prisnin 33 minuta për të parë gjuajtjen në portë. Ishte Igiebor, ai që provoi. Topi përfundon në duart e Selmanit.

32′ Provon Rojo, topi devijohet në goditje nga këndi.

31′ Eller ndërhyn në mënyrë të gabuar, goditje dënimi për Anorthosis.

25′ Rajo hedh një top të rrezikshëm në zonë, por për fat të mirë përfundon në duart e Selmanit.

23′ Sise përfiton nga një mosmarrveshje e lojtarëve kurbinas dhe futet nga e majta e zonës, Shtubina mbron mjaft mirë topin, duke e shoqëruar në rivënie fundore.

20′ Qipriotët provojnë të japin shkëndijën e parë, por ndërhyn mjaft mirë mbrojtësi Gjoni.

18′ Laçi provon të befasojë me një kundërsulm, por topi i nisur drejt Uzunit, është më i fortë seç duhet.

17′ Rregjistrohet faulli i dhjetë në këto minuta të para.

16′ Uzuni kërkon të depërtojë në krahun e majtë, por mbrojtësi mik mbron mjaft mirë, duke neutralizuar rrezikun.

13′ Goditja e parë nga këndi i takon Anorthosis. Ishte Sefgjini ai që largoi topin në këndore.

11′ Qipriotë kërkojnë të avancojnë në krahun e majtë, por kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.

9′ Kapiteni Zhoao Viktor ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kendes, goditje dënimi për Laçin.

6′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat kundërshtare.

3′ Taulant Sefgjini kërkon të shpërthejë nga e majta, por futbollistët qipriotë e largojnë topin në rivënie anësore.

2′ Anorthosis qarkullon topin, Laçi mbrohet me kujdes.

1′ Ka nisur takimi.

Ja formacionet zyrtare:

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Sefgjini, Hadroj, Jonuzi, Uzuni, Gjoni, Shtubina, Kendesh, Lushkja, Eller
Anorthosis: Felguerias, Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze, Duris, Viktor, Sise, Soteriou, Pranjiç, Igiebor

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"