VIDEO/ Festival goli, Laçi tund katër herë rrjetën përballë Kastriotit dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 0:10

VIDEO/ Festival goli, Laçi tund katër herë rrjetën përballë Kastriotit dhe i largohet fundit

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 18 të Superiores duke iu larguar edhe më shuam zonës së rrezikshme të klasifikimit. Kurbinasit kanë mundur në shtëpi me shifrat 4-1 Kastriotin në një ndeshje të dominuar që në startin e saj.

FOTO: P. Pashollari

FOTO: P. Pashollari

Sfida foli për kurbinasit të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm derisa shënuan golin e avantazhit me anë të Shkurtajt. Kjo ia bëri më të thjeshtë më pas lojën, teksa kontrolluan me qetësi manovrën dhe gjetën golin e dytë me anë të Spahiajt.

Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Adeleke  praktikisht mbylli ndeshjen pasi krutanët e kishin të vështirë të rrezikonin portën e Dajsinanit. Rrjeta e Çelës i dha pak shpresa, por në fund ishte Geci ai i cili vulosi fitoren 4-1 që largon laçin nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LAÇI 4-1 KASTRIOTI
16′ Shkurtaj, 31′ Spahiu, 48′ Adeleke, 90’+2′ Geci / 81′ Çela

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Laçit.

90’+2’ GOOOL LAÇI! Pas një aksioni të gjatë të kurbinasve, Geci ia del të rrotullohet në zonë dhe me një gjuajtje të shpejtë mposht Salin.  

90’+2’ Bajramaj merr vendin e Spahiut në radhët e Laçit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

84’ Harkime radhazi në zonën kurbinase, Dajsinani shmang rrezikun me daljet e tij duke kontrolluar sferën.

82’ Rami ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ GOOOL KASTRIOTI! Një harkim nga e djathta gjen Çelën në shtyllën e dytë dhe ai devijon në portën e Dajsinanit duke shkurtuar diferencën.

79’ Arapi gjuan fluturimthi në zonë, por nuk gjen portën.

75’ Në fushë edhe Çela për Zogajn në radhët e krutanëve.

75’ Mazrekaj merr vendin e Shkurtajt në radhët e Laçit.

71’ Zogaj driblon në zonën kundërshtare dy lojtarë por nuk ia del që të gjejë hapësirën për të gjuajtur dhe sfera përfundon në duart e Dajsinanit.

67’ Geci merr vendin e Babatunde në radhët e kurbinasve.

65’ Ajazi dhe Prenkoçeviç marrin vendin e S. Selmanit dhe Kodrës te Kastrioti.

63’ Aksion i shpejtë i Laçit me Adeleke në krahun e djathtë, topi shkon në qendër me tentativa radhazi të kurbinasve të cilët në fund ndalen nga Sali i cili shpëton portën e tij.

60’ Krutanët përpiqen me Selmanin dhe Mehmetin të gjejnë një të çarë në qendër të zonës për të gjuajtur në portë, por ndalen nga mbrojtësit vendas.

57’ Karakaçi dhe Greca i lënë vendin në fushë Mehmetit dhe Arapit në radhët e Kastriotit.

51’ Sulm i shpejtë i Shkurtajt i cili shfaqet para portës por këtë herë ndalet në momentin e gjuajtjes e cila bëhet e lehtë për Salin.

48’ GOOOL LAÇI! Pas goditjes nga këndi, Ujka sheh gjuajtjen e tij të bllokohet dhe sfera shkon te Velkoski i cili nis sferën në qendër ku Adeleke e devijon në portë.

47’ Goditje dënimi e Ujkës, Sali fluturon dhe devijon sferën në këndore.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Laçin.  

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Spahiu në krahun e majtë bën gjithçka mire dhe pason në qendër për Shkurtajn i cili vonohet dhe nuk ia del të gjuajë, Sfera del nga zona dhe shkon te Ujka i cili gjuan, por gjen Salin në pozicion.

43’ Spahiu dhe Shkurtaj kundërsulmojnë rrezikshëm me kombinime mes tyre, Zogaj kthehet dhe mbyll gjithçka duke fituar edhe një faull në zonën e skuadrës së tij.

42’ Karakaçi “hakmerret” me një faull ndaj Babatunde dhe ndëshkohet edhe ai me një karton të verdhë.

39’ Babatunde ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Karakaçit.

38’ Greca mundohet të zgjidhë gjithçka vetë me një aksion në krahun e majtë, por del me gjithë topin jashtë vijës fundore.

36’ Shkurtaj merr topin në të majtën nga jashtë zonës dhe lëshon një predhë drejt portës me Salin i cili grushton. Sfera shkon te Babatunde i cili gjuan duke çuar sferën në qendër por aksioni ndalet për një pozicion jashtë loje.

31’ GOOOL LAÇI! Spahiu merr topin në të djathtën dhe pasi shmang një mbrojtës lëshon një gjuajtje të fortë në shtyllën e parë duke dyfishuar shifrat.

28’ Shkurtaj nis një top të shpejtë për Adeleke por ky i fundit nuk ia del të kontrollojë sferën para Salit i cili del nga zona dhe largon rrezikun.

26’ Pasim perfekt i Selmanit nga e djathta për Hasanin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Dajsinanit.

21’ Mundohet të reagojë Kastrioti me disa sulme të njëpasnjëshme por pa gjetur hapësirë për të gjuajtur.

16’ GOOOL LAÇI! Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me një kombinim i cili nxjerr Shkurtajn para portës dhe ky i fundit nuk gabon. 1-0.

13’ Babatunde nis Ujkën në të majtë, pasimi i tij në shtyllën e dytë nuk arrihet nga Roganoviç para portës.

9’ Harkim i Zogajt nga e djathta për të gjetur Selmanin, por mbrojtja vendase është e vëmendshme dhe kontrollon situatën.

6’ Aksion i shpejtë i krutanëve me Hasanin i cili gjen Grecën në të djathtë, por gjuajtja e tij devijohet nga Dajsinani.

2’ Menjëherë një aksion ofensiv i kurbinasve me Shkurtajn, i cili nuk ia del të gjejë hapësirën për të hyrë në zonë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Babatunde, Akinola, Shkurtaj, Manellari, Duka, Ziko, Velkoski, Ujka, Spahiu.

Trajner: Gentian Mezani 

Kastrioti: Sali, A.Selmani, Karakaçi, Greca, Onanunga, Hasani, Rami, S. Selmani, Kodra, Stojanoviç, Zogaj.

Trajner: Ardian Mema

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"