VIDEO/ Festa e Superkupës, Teuta ndryshon faqen e historisë së futbollit durrsak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 21:40

VIDEO/ Festa e Superkupës, Teuta ndryshon faqen e historisë së futbollit durrsak

Teuta fitoi për herë të parë trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Përveç suksesit të këtij titulli, durrsakët realizojnë njëkohësisht një tjetër arritje në historinë e tyre: fiton dy trofe në një vit si asnjëherë më parë.

festa

Pas dorëzimit të medaljeve, kapiteni Renato Arapi pati nderin të ngrinte trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Teuta e drejtuar nga Edi Martini tregon forcën dhe karakterin fitues edhe ndaj favoritëve të Tiranës duke u rrëmbyer dy trofe brenda një muaji: Kupë dhe Superkupë, ndërsa ka ndezur shpresat e tifozëve durrsakë për të luftuar sezonin e ri për titullin kampion, trofe që mungon prej 25 vitesh.

festa e teutes on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"