VIDEO/ Fati shpëtoi Barcelonën në minutën e fundit, sulmuesi i Benfikës bën të paimagjinueshmen para portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 9:21

VIDEO/ Fati shpëtoi Barcelonën në minutën e fundit, sulmuesi i Benfikës bën të paimagjinueshmen para portës

Ndeshja mes Barcelonës dhe Benfikës ishte një dramë e vërtet pasi në rast të një humbjeje, katalanasit do t’i thonin lamtumirë Ligës së Kampionëve.

rasti

KAtalanasit shpëtuan nga humbja në minutën e fundit, pas një gafe të sulmuesit të Benfikës, Haris Seferoviç. Dhe si për të demonstruar këtë rast, mjaft të shikojmë pamjet se si 29-vjeçari gabon në mënyrë ta pashpjegueshme përpara portës, në një rast që mund ta bënte hero nëse realizonte.

Videoja është bërë virale dhe askush nuk i beson syve, se si një sulmues i kalibrit të Seferoviç, tregohet aq amator përpara portës.

Mesa duket, Çavi Hernandez ka ardhur me hajmali te Barcelona, pasi katalanasit ende janë në lojë për të vazhduar aventurën në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"