VIDEO/ Episodi që nuk u pa tek Arsenal-Bajern, vendasit mund të ishin ndëshkuar nga një penallti dhe karton i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 16:38

VIDEO/ Episodi që nuk u pa tek Arsenal-Bajern, vendasit mund të ishin ndëshkuar nga një penallti dhe karton i kuq

Në minutën e fundit të takimit mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut pati një rast të diskutueshëm, me Nojer që ndërhyri ndaj Saka në zonë, por nuk u dha penallti, me shpjegimin që më shumë ishte sulmuesi i Arsenalit që preku këmbën e portierit gjerman.

ars

Por gjatë ndeshjes ishte një tjetër episod që mund të kishte ndryshuar komplet rrjedhën e takimit në favor të Bajernit. Portieri i Arsenalit nis topin e parë, por lojtari vendas e merr me dorë dhe e rinis sërish. Sic duket arbitri nuk e ka parë këtë episod, pasi do të kishte penallti dhe karton të kuq…

“Nëse Bajerni i Mynihut do të reklamonte këtë, tifozët e Arsenalit do të qanin në të gjithë rrjetet sociale, pasi është penallti dhe karton të kuq…” – shkruajnë tifozët bavarezë.

VIDEO EPISODI

Drejtori i Bajernit, Maks Eberl, pohoi: “Arbitri i bie bilbilit, portieri ia kalon topin mbrojtësit, i cili e merr me dorë, kjo është një penallti. Arbitri tha që nuk mund të jap një penallti të tillë në çerekfinale. Më falni. Nuk është faji im, nuk është faji ynë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"