VIDEO/ Endri Çekiçi i pafat, humbet penallti në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 19:38

VIDEO/ Endri Çekiçi i pafat, humbet penallti në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Talenti shqiptar, Endri Çekiçi ka qenë i pafat ditën e sotme, teksa ka humbur një 11-metërsh, në minutën e 73-të, në përballje ndaj Celje, e cila ishte dhe një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Cekici

Padyshim që merita i shkon portierit mik Rozman, i cili arriti të kuptonte krahun duke ndalur gjuajtjen e pogradecarit. Miqtë udhëheqin me rezultatin 0-1, falë golit të Lotriç në minutën e 9-të.

Me këtë ketë rezultat, diferenca e skuadrës së Olimpia Ljubljana me vendin e dytë që mbahet nga Celje ngushtohet në 2 pikë, duke rihapur kështu kampionatin dhe duke vënë në rrezik titullin kampion. Në rast se skuadra e Çekiçit do të arrinte të triumfonte, atëherë diferenca me ndjekësit do të shkonte në +8 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"