VIDEO/ Endri Çekiçi i pafat, humbet 11-metërsh në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 16:43

VIDEO/ Endri Çekiçi i pafat, humbet 11-metërsh në Superligën turke

Futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi nuk arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh në minutën e 29-të të fituar nga vetë pogradecari.

bandicam 2020-11-22 16-38-57-299

Mesfushori 23-vjeçar, gaboi shënjestrën në sfidën ndaj Goztepes të vlefshme për Superligën turke, duke e dërguar topin mbi kuadrat. Skuadra e Çekiçit, Ankaraguxhu, u mposht në transfertë me rezultatin 3-1.

Në momentin kur shqiptari humbi 11-metërshin, rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, teksa kishte shansin e artë të vendoste baraspeshën. Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për pogradecarin dhe e para si titullar, i cili qëndroi në fushë 90 minuta të plota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"