VIDEO EKSKLUZIVE/ Lotët e Bledar Devollit, shikoni si shpërthen trajneri i Kastriotit në konferencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2019 | 23:57

VIDEO EKSKLUZIVE/ Lotët e Bledar Devollit, shikoni si shpërthen trajneri i Kastriotit në konferencë

Kastrioti arriti që të fitojë në shtëpi përballë Teutës me shifrat 2-1, por duke parë fitoren e Tiranës, tashmë shanset për krutanët duken shumë të pakta për të mbijetuar.

bledar devolli qan

I prekur është dukur pas ndeshjeve të javës së parafundit, edhe trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli. Teksa doli për të folur për mediat, Devolli tha vetëm disa fjalë, dhe më pas u pushtua nga lotët.

“Kemi bërë një sezon perfekt, dhe nuk e meritonim këtë” – deklaroi Devolli, dhe më pas u mbush me lot, duke mos folur dot më gjatë. Edhe në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shihet teksa trajneri i krutanëve nuk i mban dot lotët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"