VIDEO/ Egnatia u kthehet fitoreve, përmbysja e rrogozhinasve ndal marshimin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 23:41

VIDEO/ Egnatia u kthehet fitoreve, përmbysja e rrogozhinasve ndal marshimin e Kukësit

Egnatia u është kthyer sot përsëri fitoreve, teksa ka mundur me shifrat 2-1 Kukësin në Rrogozhinë. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka vuajtur jo pak për tre pikët përballë verilindorëve të cilët janë transformuar plotësisht nën drejtimin e Stavri Nicës.

bandicam 2023-10-31 15-11-11-071

Edhe pse vendasit diktuan ritmin në pjesën e parë, ishte Kukësi që kaloi i pari në avantazh me La Torre e më pas u përpoq të administronte këtë avantazh. Megjithatë, ata u barazuan në fundin e pjesës së parë nga penalltia e kontestuar e Fernandos që i dha më shumë forca Egnatias për të kërkuar përmbysjen në pjesën e dytë.

Ajo do të vinte me një supergol të Spahiut i cili nga distanca mposhti Tafas dhe ia bëri shumë më të vështirë punën Kukësit. Skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur deri në fundin e sfidës por rrjetat nuk u tundën më e kësisoj, Egnatia iu gëzua një tjetër fitoreje që e mban në vendin e parë në renditje.

EGNATIA 2-1 KUKËSI

Fernando (P) 35′, Spahiou 56′ / La Torre 26′

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Ndeshja mbyllet me fitoren 2-1 të Egnatias.

90’+4’ Një top në thellësi gjen Rashitin i cili gjuan nga e djathta por gjen në pozicion Sherrin. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Lemine dhe Janku hyjnë në fushë në vend të Fernandos dhe Spahiut.

83’ Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një aksion të verilindorëve në mesfushë.

82’ Najara merr vendin e Da Mota në radhët e skuadrës së Kukësit.

80’ Da Mota nis një krosim në të majtën për Smajlin, gjuajtja me kokë e këtij të fundit bllokohet nga Sherri.

78’ Pas një goditje këndi, Tafas bën një dalje të gabuar por Malota nuk ka shënjestrën e duhur që të çojë topin në rrjete me devijimin e tij me kokë.

75’ Ndreca merr vendin e Mustës në minutat e fundit të ndeshjes.

74’ Fejzaj nga e majta insiston dhe më pas gjen hapësirën për të harkuar në zonë, por pa gjetur në qendër asnjë shok të skuadrës.

72’ Shumë gabime në mesfushë në këto minuta nga të dy skuadrat, të cilat nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme para portave.

67’ Harkim nga e majta e sulmit të Kukësit për Rashitin i cili gjuan me kokë, por gjen devijimin mbi traversë të Sherrit. (VIDEO)

63’ Tjetër gjuajtje e fortë e Spahiut nga distanca, sfera ndalet në duart e Tafas. (VIDEO)

60’ Kuksianët kërkojnë penallti për një ndërhyrje të Fangajt ndaj Rashitit në zonë, Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Më pas edhe VAR-i sinjalizon se nuk kishte limitet e penalltisë. (VIDEO)

58’ Lamçe merr vendin e Bashës të futur në lojë pak minuta më parë. Nga ana tjetër janë Zejnullai dhe Paulauskas të cilët aktivizohen në vend të Mëllugjës dhe Isgandarli.

56′ GOOOL EGNATIA! Kryevepwr e Spahiut i cili nga distanca lëshon një predhë të pakapshme për Tafas. (VIDEO)

53’ Pas një goditje këndi janë me radhë Duamena, Spahiu dhe Mëllugja që provojnë e në fund është Tafas i cili kontrollon sferën. (VIDEO)

50’ Duamena shfaqet rrezikshëm në hyrje të zonës, gjuajtja e tij kalon shumë lart mbi traversë.

48’ Spahiu nga e djathta gjuan në pozicion diagonal, sfera shkon në duart e Tafas.

47’ Pretendime të vendasve për një prekje topi me dorë në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të trefishtë te Kukësi pasi Smajli, Rashiti e Basha hyjnë në fushë në vend të Rivas, La Torre e Domit.

demrozi

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Aleksi provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

45+2′ Duamena provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon shumë lart kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

35′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Fernando godet nga pika e bardhë dhe e çon topin në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

34′ Rivas shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Fangajt dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Futbollisti i Kukësit ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

32′ Salami provon me një gjuajtje nga distanca, me tentativën e tij që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

26′ GOOOL KUKËSI 0-1/ Salami hedh një top brenda zonës për La Torren dhe ky i fundit e dërgon pa probleme në rrjetë. (VIDEO)

25′ Fernando provon me një gjuajtje brenda zone, por topi shkon pa probleme në duart e Tafas.

15′ Spahiu provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)

13′ Lala shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Isgandarlit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

9′ Spahiu provon të gjuajë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës, (VIDEO)

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova

KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lala, Murati, Fejzaj, Domi, Mota, Salami, Rivas, La Torre.

Trajner: Stavri Nica

WhatsApp Image 2023-10-31 at 13.22.11

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"