VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht me 3 gola Laçin dhe “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 23:53

VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, mposht me 3 gola Laçin dhe “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia ka mposhtur me 3 gola Laçin, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

bdmbmndd

Sfida u zhbllokua në minutën e 20’ me Velkoskin i cili dërgoi topin në rrjetën e Selmanit. Në minutën e 54’ Kasa dyfishoi shifrat për rrogozhinasit.

Fitorja u vendos në minutën 66’ nga Fernando i cili realizoi dhe golin e tretë. Në këtë mënyrë Egnatia kualifikohet në fazën tjetër, ndërsa Laçi i thotë mirupafshim këtij kompeticioni.

 

LAÇI 0-3 EGNATIA

20′ Velkoski (AU), 54′ Kasa, 66′ Fernando

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet sfida, kualifikohet Egnatia.

90’ Akordohen 3 minuta shtesë.

87’ Largohet Mazrekaj, në lojë futet Mezani.

82′ Largohen nga fusha Kasa, Xhekson dhe Fernando. Ka minuta për Lilën, Kacbufin dhe Emsis.

75’ Guindo shpërdorn mundësinë e artë, nuk arrin të shënojë përpara portës së Alan Sherrit.

73’ Largohen Shkurtaj dhe Spahiu, në lojë futen Myrtaj dhe Kurti.

72’ Spahiu stimulon në zonë, ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ GOOOL EGNATIA 0-3! Fernando gjuan me të djathtën potente, shkund rrjetën e Selmanit.

62’ Largohet nga fusha Ziko, ka minuta për Qato

54’ GOOOL EGNATIA 0-2! Duamena i jep asist Redi Kasës, ky i fundit shfytëzon mundësinë dhe dyfishon rezultatin.

46’ Nis pjesa e dytë. Largohet Babatunde, në lojë futet Mazrekaj.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës.

45’+1’ Ujka godet me të djathtën potente nga goditja e dënimit, por topi bllokohet nga muri mbrojtës

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

44’ Fangaj tërheq nga fanella Spahiun, ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Ziko ndërhyn ndaj Redi Kasës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ Velkoski gjuan me kokë drejt portës, Sherri bën një pritje të mirë por topi shkon në duart e Ujkajt. Ky i fundit godet, por shtylla i mohon golin.

34’ Agbekpornu largohet i dëmtuar nga fusha e lojës, në vend të tij hyn Donald Mëllugja.

30’ Babatunde dhe Agbekpornu përplasen në një duel ajror, ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Fernando gjuan nga goditja e dënimit, por topi bllokohet nga muri mbrojtës.

28’ Velkoski ndërhyn ndaj Fernandos, ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Ujka gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon drejt e në duart e Alan Sherrit.

20’ GOOOL EGNATIA 0-1! Fernando gjuan drejt portës, topi devijohet nga Velkoski dhe përfundon në rrjetë.

19’ Kundërsulm i frikshëm i Egnatias. Xhekson godet drejt portës, por Selmani bën një pritje shumë të mirë, duke mbajtur portën të paprekur.

18’ Babatunde tenton të krosojë drejt Guindosë, por Memolla ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

12’ E pabesueshme çfarë mundësie e humbur nga kurbinasit! Shkurtaj gjuan drejt portës por topi kthehet pas dhe shërben si asist për Zikon. Ky i fundit godet por topi shkon në duart e Sherrit.

8’ Agbekpornu dhe Ujka përplasen në një duel ajror, ky i fundit rrëzohet në fushë.

6′ Shkurtaj gjuan me të majtën potente por topi shkon shumë pranë shtyllës dhe del jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Babatunde, Spahiu, Shkurtaj, Guindo;

Trajner: Gentian Mezani

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Agbekpornu, Fernando, Pualauskas, Xhekson, Kasa, Duamena;

Trajner: Edlir Tetova

b27a3c87-5052-4eed-a79d-c9ae9b7c71ac

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"