VIDEO/ E pazakontë! Shkoi të urinonte, arbitri e pret portierin në fushë dhe e ndëshkon me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 12:54

VIDEO/ E pazakontë! Shkoi të urinonte, arbitri e pret portierin në fushë dhe e ndëshkon me të kuq

Një episod i pazakontë është regjistruar në kampionatin e Ekuadorit, në ndeshjen mes Makara dhe Orense.

PORTIERI

Makara triumfoi në fund me rezultatin 1-0, por vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes.

Portieri i Makara, Puketa, në minutat e fundit, për të vonuar ndeshjen, në mënyrë që skuadra e tij të siguronte fitoren, vendosi të largohej nga fusha, duke thënë se do shkonte në tualet për të urinuar.

Arbitri fillimisht i kërkoi të mos largohej, por kur e pa që nuk po e dëgjonte, e priti atë në fushë dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"