VIDEO/ E majtë në trekëndësh nga jashtë zone dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani bën “provat” për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 20:55

VIDEO/ E majtë në trekëndësh nga jashtë zone dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani bën “provat” për Europianin

Jasir Asani ka pak më shumë se një vit në radhët e përfaqësues shqiptare. Por çdo tifoz kuqezi tani e di mirë “specialitetin” e tij.

sdfdsffdsfsdsfddsfsfdsfd

Kalim nga e djathta drejt qendrës dhe e majtë që nuk i lë mundësi reagimi portierit. Asani në këtë mënyrë ka shënuar gola spektakolarë dhe të rëndësishëm për Shqipërinë duke e ndihmuar që të kualifikohet në Europian dhe me sa duket vazhdon ta ketë “këmbën e nxehtë” në pritje të aktivitetit.

Këtë e tregoi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, me pamje nga stërvitja e skuadrës së tij në Korenë e Jugut. Futbollisti shqiptar shihet teksa lëshon një gjuajtje të pakapshme, duke çuar topin në rrjetë dhe duke bërë pastaj festimin e Kristiano Ronaldos.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"