VIDEO/ E konfirmon kompania prestigjioze e statistikave, Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë i momentit në TOP 5 Ligat Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2022 | 23:43

VIDEO/ E konfirmon kompania prestigjioze e statistikave, Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë i momentit në TOP 5 Ligat Europiane

Pesë gola në 5 ndeshjet e fundit në La Liga, Vedat Muriqi është “pirati” i Majorkës. Bomberi shqiptar i Kosovës, shënoi golin e fitores në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Atletikos së Madridit. Duket se Muriqi dhe Majorka janë një sinkron i vërtetë këtë sezon.

bandicam 2022-11-09 21-48-24-572

Me realizimin e sotëm, shqiptari i Kosovës u ngjit në vendin e dytë të në listën e golashënuesve, që kryesohet nga Levandovski.

Ndërkohë sipas kompanisë prestigjioze të statistikave “OPTA”, Vedat Muriqi me 5 golat në 5 ndeshjet e fundit, është sulmuesi më produktiv i momentit në 5 Top Ligat Europiane, për sa i përket golave të shënuar. Askush më mirë se Muriqi!

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Në kohën dhe vendin e duhur në fushë, “Pirati” Vedat Muriqi i shënon dhe Atletikos së Simeones

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"