VIDEO/ Dyshime për tre penallti, ja rastet për moviolë në Apolonia-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 9:14

VIDEO/ Dyshime për tre penallti, ja rastet për moviolë në Apolonia-Laçi

Në ndeshjen e zhvilluar në Fier, ka pasur tri momente moviole, ku sidomos në rastin e parë, bëhet fjalë për një vendim shumë të dyshimtë. Ndërsa në rastet e tjera, e drejta anon nga arbitri.

ap

8’ Lushkja depërton mes dy mbrojtësve fierakë brenda zonës dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së E.Sotës. Kurbinasit pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin Xhaja gjithçka është e rregullt, por bëhet fjalë për një rast shumë të dyshimtë.

31’ Lushkja godet fort nga një pozicion ballor, topi përplaset te mbrojtja fierake dhe përfundon jashtë. Laçianët pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Eljon Sota, por nuk ka penallti sipas gjyqtarit.

Pretendimi i Laçi për penallti on Vidnews.

42’ Gafë e Alen Sherrit, i cili i dhuron një top Mario Gjatës, sulmuesi fierak, krejt i vetëm me Sherrin, tenton ta shmangë portierin e Laçit por nuk ia del, rrëzohet dhe kërkon penallti, por loja vazhdon.

Gafa e Sherrit, portieri e korigjon po vetë on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"