VIDEO/ Dyshime për një penallti, njihuni me moviolën e Laçi-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 15:11

VIDEO/ Dyshime për një penallti, njihuni me moviolën e Laçi-Vllaznia

Tri raste për moviolë pati në LaçiVllaznia, ku kryesor ishte Eldorian Hamiti, ndërsa në VAR ishin Albert Doda dhe Feliks Kolleshi.

var hamiti

26’ Gruda mbahet me duar në zonë nga Kurti dhe rrëzohet, duke kërkuar penallti. Hamiti vijon lojën, duke marrë një vendim të drejtë, pasi nuk kemi të bëjmë me një rast në ekstremin e penalltisë. (VIDEO)

38’ Sobouejll del i vetëm me Qarrin, godet topin dhe më pas rrëzohet në zonë pas duelit me portierin. Hamiti akordon penallti për Laçin. Rast shumë i dyshimtë, edhe pse duart e portierit mund të kenë prekur këmbën e sulmuesit në momentin e depërtimit. (VIDEO)

66’ Tresa rrëzohet në zonë pasi driblon Qarrin. Hamiti akordon penallti për Laçin, por më pas sinjalizohet nga VAR-i dhe e anulon pas 4 minutash. Portieri nuk e ka penguar lojtarin e Laçit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"