VIDEO/ Dy penallti të humbura dhe 2 gola në shtesë, Barcelona bën me “zemër” tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:32

VIDEO/ Dy penallti të humbura dhe 2 gola në shtesë, Barcelona bën me “zemër” tifozët

Barcelona nuk ka përsëritur gabimin e rivalëve të Realit të Madridit në Kupën e Mbretit, teksa katalanasit janë kualifikuar ditën e sotme në fazën e 1/16-ve, duke eliminuar Korneja, që militon në Ligën e Dytë.

5d6b98e69920897709d1660119dfc4a4o2

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa katalanasit shënuan dy gola në 30 minutat shtesë, për të marrë kualifikimin, falë golave të Dembele në minutën e 92 dhe Brethueit në minutën e 120.

Kujtojmë se Barcelona humbi 2 penallti gjatë kohës së rregullt, fillimisht me Pjaniç në minutën e 39’ dhe më pas me Dembele në minutën e 80’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"