VIDEO/ Dy gola të tjerë në Champions Cup, sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë përtej Atlantikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 19:39

VIDEO/ Dy gola të tjerë në Champions Cup, sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë përtej Atlantikut

Xhakomo Vrioni është kthyer të shënojë me skuadrën e Nju Inglënd në SHBA, tashëm edhe në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i lënë në harresë në fakt nga trajneri Silvinjo, ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Champions Cup, atë që është ekuivalenti i Ligës së Kampioneve për Amerikën Qendrore dhe të Veriut.

bandicam 2024-04-10 19-18-11-897

Skuadra e tij përballej me Klub Amerika të Meksikës në çerekfinalet e këtij turneu dhe pas humbjes së pastër 4-0 që në ndeshjen e parë në SHBA, sfida e kthimit në transfertë linte pak vende për diskutim se si do të përfundonte.

Vrioni u aktivizua në minutën e 58 të sfidës, kur shifrat ishin 4-0 për ekipin kundërshtar, por arriti që të shënonte shpejt në gol me një gjuajtje me kokë, për të shkurtuar diferencën. Në fund, në minutat shtesë të takimit, ai shënoi edhe golin e dytë personal për të vulosur rezultatin 5-2 të kësaj sfide në favor të meksikanëve që kaluan në gjysmëfinale.

SHIH GOLAT (VIDEO)

Vrioni është aktivizuar për herë të fundit në radhët e Kombëtares kuqezi në qershorin e vitit 2022, para se të transferohej në SHBA, në radhët e Nju Inglënd. Ndërkohë, trajneri Silvinjo nuk e ka marrë ende në konsideratë sulmuesin në grumbullimet e tij.

PANOIRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"