VIDEO/ Duamena shkëlqen me dygolësh dhe ndëshkohet me të kuq, Egnatia përmbys Tiranën në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 23:59

VIDEO/ Duamena shkëlqen me dygolësh dhe ndëshkohet me të kuq, Egnatia përmbys Tiranën në “Selman Stërmasi”

Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga Egnatia në sfidën e parafundit të javës së nëntë të Superiores.

bandicam 2023-10-23 14-00-19-904

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 4 me Lulajn teksa në të 29′ Duamena riktheu baraspeshën. Në minutën e 35′ Kaina gjeti golin e dytë për Tiranën duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Më pas Duamena vendosi sërish baraspeshën në minutën e 53′ me një supergol. Ai që vulosi sfidën ishte Paulauskas. Në minutat shtesë Egnatia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Duamena ndërhyri ashpër ndaj Najdovskit. Sulmuesi i rrogozhinasve u largua me të kuq dhe kapiteni i bardhebluve me barelë

REZULTATI 

TIRANA 2-3 EGNATIA

Lulaj 4′, Kaina 35′ / Duamena 29′, 53′, Paulauskas 63′

NGJARJET KRYESORE:

100’+1′ Mbyllet dueli në “Selman Stërmasi”.

100′ Tola gjuan drejt portës, Sherri bën heroin duke shpëtuar portën. (VIDEO)

90’+ 9′ Najdovski lë fushën me barelë pas goditjes së Duamenës. (VIDEO)

90’+7′ Duamena ndërhyn ashpër ndaj Najdovskit, Xhaja e ndëshkon me karton të kuq. (VIDEO)

90’+4′ Iskandarli harkon për Lilën, ky i fundit gjuan por Përgjoni ndërhyn në momentin e fundit dhe shpëton portën. (VIDEO)

90’+2′ Largohet Spahiu, në fushë futet Lila.

90’ Akordohen 7 minuta shtesë.

88’ Fangaj kroson drejt zonës për Duamenën ky i fundit gjuan drejt portës, portieri Kozi i thotë jo një tjetër goli. (VIDEO)

86’ Largohet Lushkja ka minuta për Tolën.

85’ Largohet Ndreca, ka minuta edhe për Mustën.

74’ Iskandarli tenton të shënojë, por Kozi i mohon golin e sigurt. (VIDEO)

72’ Zëvendësime nga Egnatia. Largohen Zejnullai dhe Mëllugja, në lojën futen Iskandarli dhe Janku.

72’ Zëvendësime nga Tirana. Largohen Jonuzi dhe Abazaj, në lojë Qefalija dhe Latifi.

68’ Haxhiu gjuan drejt portës, Xhemajli reagon në momentin e duhur dhe largon rrezikun.

63′ GOOOL EGNATIA 2-3/ Ndreca kroson në zonë, Paulauskas godet me kokë dhe përmbys sfidën. (VIDEO)

58’ Fernando shkakton ndërhyrje të gabuar ndaj Najdovskit dhe ndëshkohet më karton të verdhë.

53′ GOOOL EGNATIA 2-2/ Ndreca i nxjerr një top fantastik Duamenës, ky i fundit e shfrytëzon si duhet dhe befason sërish duke shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

48’ Haxhiu kroson në zonë, por as Abazaj dhe Kaina nuk arrijnë ta gjejnë topin duke shpërdoruar një mundësi të artë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Mëllugja provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

39′ Xhemajli provon me një gjuajtje me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

35′ GOOOL TIRANA 2-1/ Kaina godet m,e kokë dhe ndëshkon Sherrin. (VIDEO)

33′ Zëvendësim i detyruar te Tirana. Largohet Lulaj i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Mici.

29′ GOOOL EGNATIA 1-1/ Spahiu lëviz bukur në zonë dhe hedh një top për Duamenën, me këtë të fundit që nuk gabon. (VIDEO)

25′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

24′ Jonuzi shkakton një ndërhyrje në kohë vonesë ndaj Duamenës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Mëllugja shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Abazajt dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

17′ Hasani lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga Sherri duke i mohuar bardhebluve golin e dytë. (VIDEO)

14′ Një krosim drejt zonës gjen Lulajn me kokë, i cili kësaj radhe e çon topin jashtë.

4′ GOOOL TIRANA 1-0/ Bruno Lulaj godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

2′ Zejnullai shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në stadiumin “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Hasani, Kaina, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Ndreca, Xhemajli, Mëllugja, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Spahiu, Paulauskas, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-10-23 at 13.12.11

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"