VIDEO/ Dramë në “Elbasan Arena”, Kastrioti i merr një pikë Vllaznisë në minutat e fundit të takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 22:59

VIDEO/ Dramë në “Elbasan Arena”, Kastrioti i merr një pikë Vllaznisë në minutat e fundit të takimit

Kastrioti dhe Vllaznia u ndalën në një barazim 2-2 në një ndeshje dramatike, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

bandicam 2023-05-06 15-59-12-455

Goli i parë u shënua nga Çoba në minutën e 43’, por katër minuta më vonë Juriç shkaktoi penallti duke i lënë kuqeblutë me 10 lojtarë, ndërsa Rexhinaldo nuk gaboi nga pika e bardhë.

Gjithsesi, me startin e pjesës së dytë, ishte Kaina i cili ndëshkoi ish-skuadrën duke kaluar sërish në avantazh shkodranët.

Por në minutën 91’, ishte Redon Mihana që ndëshkoi sërish portën e Zogoviç, duke rivendosur baraspeshën.

Kështu Vllaznia ngjitet në vendin e katërt momentalisht me 43 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon në vendin e fundit me 32 pikë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 2-2 VLLAZNIA
45+2′ Rexhinaldo, Mihana 90+1′ / 43′ Çoba, 47′ Kaina
KV.
Juriç, S. Zogaj KK./ Juriç

NGJARJET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet ndeshja!

90+4′ Marku provon me një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

90+1′ GOOOL KASTRIOTI 2-2/ Mihana gjen topin me kokë dhe ndëshkon Zogoviçin.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Zogoviç ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

88′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Çoba dhe në vendin e tij futet Hoxhaj.

82′ Zogaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Alivoda provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat.

72′ Çoba merr një top mjaft të bukur brenda në zonë dhe i vetëm ndalet nga Sali, i cili i mohon në dy kohë një gol të sigurt shkodranëve.

70′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrtioti. Largohen Mehmeti dhe Ajazi, në vendet e tyre futen Çela dhe Arapi.

69′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Latifi dhe në vendin e tij futet Alivoda.

67′ Ajazi provon me një gjuajtje me kokë, por Zogoviç tregohet i vëmendshëm duke e ndalur.

53′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Rexhinaldo dhe Bejzade, në vendet e tyre futen Mihana dhe Kamara.

47′ GOOOL VLLAZNIA 1-2/ Kaina merr një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë ndëshkon portierin kundërshtar.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOL Kastrioti! Rexhinaldo ka barazuar me anë të Rexhinaldos nga pika e bardhë.

45+1′ Penallti për Kastriotin dhe karton i kuq për Juriç!

45′ Akordohen edhe 3 minuta shtesë deri në fundin e pjesës së parë.

42′ GOOOL Vllaznia! Çoba kalon shkodranët në avantazh! Latifi nga e majta hyn në zonë dhe fut një top në drejtim të qendrës, aty ku mbrojtja vendase gabon dhe është Çoba pranë topit duke goditur, për ta çuar në cepin e portës.

33’ Latifi nga e majta lëviz mirë në zonë dhe lëshon një goditje drejt portës, por topi shkon mbi traversë

31′ Karton i verdhë për Juriç pas një faulli në mesfushë.

26’ Goditje këndi për Vllazninë, aty ku Hakaj kroson nga e djathta për në shtyllën e dytë por Zogaj largon teksa shkodranët pretendojnë per prekje me dorë. Jorgji merr konfirmim nga VAR dhe rinis takimin.

24’ Minuta të qeta në Elbasan, me dy skuadrat që qarkullojnë topin por pa gjetur hapësira për të rrezikuar.

22’ Zëvendësim për Vllazninë, largohet nga fusha Bekim Balaj i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Kaina Nunes

18’ Mehmeti kërkon të befasojë me një goditje direkte, por topi shkon lehtë në duart e Zogoviç.

16’ Goditje dënimi në favor të Kastriotit. Shehi në kërkim të topit, përplaset me kokë me sulmuesin Rexhinaldo.

13’ Kastrioti në sulm nga e djathta me një krosim në zonë, por Juriç largon në goditje këndi. Kroson Mehmeti nga këndorja, por topi kalon pasqyrën e portës pa rrezik.

10’ Minuta të qeta tashmë në “Elbasan Arena”, me Vllazninë që po qarkullon më shumë topin por pa gjetur hapësira për të kërcënuar portën.

6’ Vllaznia vazhdon të sulmojë me krosime, aty ku Marku nis një top në të majtë për Hakajn dhe ku i fundit e kroson, por Sali del dhe ndal duke fituar edhe faull.

2’ Shkodranët e nisin menjëherë në sulm nga e majta, ku Hakaj kërkon një krosim në zonë por është Bejzade ai që largon rrezikun.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”

FORMACIONET:

KASTRIOTI: Sali, Stojanoviç, Bejzade, Onanunga, Rami, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Greca, S.Selmani, Rexhinaldo
TRAJNER. Emiljano Çela

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Juriç, Shehi, Bulatoviç, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, Latifi, Balaj
TRAJNER. Goçe Sedloski

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"